Për të parën herë reporterët LGBT jashtë darkës zyrtare në Shtëpinë e Bardhë

Foto: Pink NewsFoto: Pink News

 

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar për të parën herë reporterët LGBT dhe ata me ngjyrë nga darka e përvitshme për mediet në kuadër të festës së Krishtlindjeve.

Është hera e parë që prej presidencës së George W. Bush që reporterët LGBT janë lënë të përjashtuar nga lista e të ftuarve, dhe hera e parë në 20 vite që grupet e reporterëve me ngjyrë janë lënë jashtë.

Chris Johnson, reporteri për “Washington Blade” një prej medieve më të vjetra për publikimet LGBT në SHBA është një prej reporterëve të shumtë që është lënë jashtë listës së të ftuarve.

“Në fillim hamendësova se ky mund të jetë një gabim shpejtësie nga ana e logjistikës” shprehet reporteri Johnson për “The Independent”. Pasi i ka dërguar email zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, komunikimi ka kalur midis disa zëdhënësve për shtyp por asnjëri prej tyre nuk ka arritur ti kthejë përgjigje pyetjes së tij se përse nuk ishte ftuar në këtë darkë të rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë.

Reporteri Johns beson se  çështja e ftesës është më serioze seç duket në pamje të parë pasi lidhet me politikat administrative për të përjashtuar personat LGBTQ.

April D. Ryan, korrespondenti me ngjyrë për Shtëpinë e Bardhë si dhe drejtues i “American Urban Radio Networks” është përjashtuar po ashtu nga lista e të ftuarve.

“Nuk mendoj se përjashtimi im ka qenë aksidental. Thjesht mendoj se nuk iu pëlqej. Për  çfarëdolloj arsye qoftë ajo, atyre nuk iu pëlqej” shprehet reproteri Ryan, i cili ka qenë i ftuar në këtë darkë për 20 vite rresht.

Reporterë nga gjigandët mediatikë si “The New York Times”, “Washington Post” etj,  janë ftuar si zakonisht. Kurse CNN ka zgjedhur ta bojkotojë darkën për këtë vit.

CNN ka postuar në rrjetin social Twitter se do të ishte e papërshtatshme për gazetarët e rrjetit për të marrë pjesë në këtë darkë kur ndërkohë Presidenti e sulmon shpesh lirinë e shtypit./k.m/

Burimi: Pink News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest