Suedia mund të zyrtarizojë “gjininë e tretë” së shpejti

Foto: Parada në Stockholm/Getty ImagesFoto: Parada në Stockholm/Getty Images

 

Suedia mund të njohë së shpejti  zyrtarisht “gjininë e tretë” duke ofruar në këtë mënyrë pasaportat me markuesin e ri për gjininë.

Qeveria vendase ka kërkuar të dhëna rreth mirëqenies dhe gjendjes së komunitetit trans në Suedi.

Ministrja demokrate suedeze Alice Bag Kunke mori këtë javë një raport rreth 1.000 faqe me rekomandime për iniciativat që mund të ndërmerren për të përmirësuar kushtet e jetës për personat trans.

Raporti u hartua në fillim të këtij viti dhe në të citohet shëndeti i dobët mendor si dhe risku i lartë për vetë-vrasje që prevalon tek personat transgjinorë.

Gjatë vitit të kaluar rreth 60% e personave transgjinorë të moshës nga 15 -19 vjeç e kanë kaluar nëpër mend ti japin fund jetës, teksa 40% e tyre kanë tentuar vetë-vrasjen.

“Të rinjtë transgjinorë janë një grup ku tendencat e vetë-vrasjes janë rritur ndjeshëm. Ndaj na duhet të mobilizohemi për ta rregulluar situatën” u shpreh Ministrja për Punët Sociale Annika Strandhäll.

Raporti i hartuar vjen me propozimin për krijimin e gjinisë së tretë në dokumentet zyrtare, duke ndjekur hapat e Gjermanisë. Propozime të tjera përfshijnë opsionin për markuesin e gjinisë gender-neutral në pasaportat suedeze në mënyrë që personat ta kenë më të lehtë të udhëtojnë.

Një tjetër rekomandim në raport shpreh financimin e projekteve me qëllim zhvillimin e hapësirave që do të jenë përfshirëse ndaj personave trans.

Bordi Kombëtar i Strehimit, Ndërtimit dhe Planifikimit është këshilluar që të krijojë udhëzime për tualetet dhe dhomat e zhveshjes në dyqane ose mjedise të tjera, në mënyrë që këto hapësira të bëhen sa më mikëpritëse ndaj komunitetit trans.

Një tjetër aspekt që do të rishikohet është dhe numri personal. Numri personal në Suedi është ekuivalent me numrin e sigurisë sociale në Amerikë. Ky numër nevojitet për të aksesuar shërbime si ai i  shëndetësisë ose nëse dëshiron të regjistrohesh në bankë. Po këta numra janë të lidhur me gjininë e individit dhe kjo mund të sjellë probleme nëse ti ndryshon gjininë në dokumentet zyrtare./ k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest