Gjykata Kushtetuese në Austri iu thotë po martesave brenda së njëjtës gjini

Foto: Associated PressFoto: Associated Press

 

Gjykata Kushtetuese në Austri ka vendosur që çiftet brenda gjinisë së njëjtë do të lejohen të martohen nga fillimi i vitit 2019, duke e bashkangjitur Austrinë me serinë e shteteve që i kanë legalizuar martesat gej.

Në vendimin e shpallur ditën e martë, gjykata u shpreh se togfjalëshi “dy njerëz të gjinive të ndryshme” do të hiqet nga ligji për martesat në fund të vitit 2018. Ky vendim është marrë me arsyetimin se ky lloj dallimi mbetet diskriminues. Çiftet brenda gjinisë së njëjtë do të kenë mundësi të martohen në fillim të vitit 2019, por ligji mund të ndryshohet edhe më shpejt nëse qeveria përshpjeton punimet.

Çiftet brenda gjinisë së njëjtë në Austri janë lejuar të realizojnë bashkëjetesën civile që prej vitit 2010, por deri më tani nuk është lejuar martesa e tyre.

Gjykata Kushtetuese e mori çështjen në shqyrtim pas një ankimimi nga dy gra të cilat kishin qenë në një bashkëjetesë civile, por iu ishte refuzuar martesa formale nga autoritetet në Vjenë.

Gjykata Kushtetuese u shpreh se bashkëjetesa civile do të mbetet si alternativë e lirë edhe pasi të ndodhë ndryshimi në ligj.

Në vendimin gjyqësor Gjykata Kushtetuese e Austrisë tha se “ndarja midis martesës dhe bashkëjetesës civile nuk mund të vijojë pasi në këtë mënyrë diskriminojmë çiftet brenda së njëjtës gjini” duke shtuar se nëse këto dy intitucione qëndrojnë të ndara duke sugjeruar se çiftet brenda gjinisë së njëjtë nuk janë të barabartë me çiftet heteroseksuale./k.m/

Burimi: Associated Press

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest