Matja e ndotjes së ajrit në Tiranë, 10 herë më e lartë se standardet e BE

tirana-smog

Ndotja e ajrit është një ndër problemet më të mëdha të shëndetit publik, ajo mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme të mushkërive, kancer, plakje të turit dhe dëmtime të zemrës.

Vetëm në Evropë humbin jetën 400 mijë persona në vit si pasojë e ajrit të ndotur bën të ditur Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Duke parë se në faqet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Bashkisë së Tiranës dhe Institutit të Shëndetit Publik nuk ka asnjë të dhënë në kohë reale për cilësinë e ajrit të Tiranës, Citizens Channel ka realizuar një matje të ndotjes së Tiranë.

Matjet janë bërë përmes aparatit HoldPeak HP-5800D që mat përqendrimin e dy ndotësve kryesorë të zonave urbane: grimcat e ngurta (PM) ose PM10 (1/8 e trashësisë së fijes së flokut të njeriut) ose PM2.5 (1/20 e trashësisë së fijes së flokut të njeriut). 

Këto grimca kaq të vogla çlirohen në ajër në formë të lëngët apo të gurtë dhe përbëjnë pluhurin, blozën dhe tymin. Burimet e grimcave të ngurta janë makinat, fabrikat, aktivitetet ndërtuese, zjarret, erërat që ngrenë pluhurin dhe bimësia. Grimcat e ngurta, veçanërisht PM2.5, mund të depërtojnë thellë në mushkëri duke dëmtuar indet dhe zvogëluar funksionet e saj. 

Matja e parë e realizuar nga Citizens Channel është në mbrëmjen (18:00) e 23 nëntorit, në sheshin Avni Rustemi niveli i PM2.5 ishte 220.6 µg/m3 dhe niveli i PM10 ishte 297.2 µg/m3. Marzhi i gabimit të kësaj aparature është ±15μg/m3.

10 minuta më pas u realizuar edhe një matje në qendër të Tiranës (shih videon më poshtë) dhe rezultoi se niveli i PM2.5 ishte 88 µg/m3 dhe niveli i PM10 ishte 87.1 µg/m3.

Ndërkohë sipas standardeve të Bashkimit Evropian niveli mesatar vjetor i PM2.5 duhet të jetë 25 µg/m3 ndërsa PM10 40 µg/m3.

Prandaj është shumë e nevojshme që monitorimi i cilësisë së ajrit të bëhet në shumë pika, atje ku njerëzit lëvizin dhe marrin frymë, dhe nëse ajri rezulton i ndotur qytetarët tu shmangen atyre zonave.

https://videopress.com/v/6fwtcL3z

https://videopress.com/v/6fwtcL3z

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest