Sot, Dita Botërore e HIV/AIDS, nën sloganin “Çdokush ka rëndësi”

world-aids-day

Dita Botërore e AIDS mbahet në 1 dhjetor të çdo viti për të rritur ndërgjegjësimin mbi simptomat, shkaqet dhe parandalimin e sëmundjes HIV/AIDS që ka marrë një numër të madh jetësh.

Tematika e këtij viti është “E drejta për shërbim shëndetësor”, dhe përfshin një sërë aktivitetesh si fushatat, manifestimet publike të mbajtura nga qeveritë, njerëzit dhe organizatat në mbarë botën.

Nën sloganin “Çdokush ka rëndësi”, Organizata Botërore e Shëndetësisë synon që njerëzit me këtë sëmundje të kenë akses në mjekim të sigurt, efektiv, cilësor dhe të përballueshëm.

Kombet e Bashkuara: Rritje e theksuar e personave që anë akses në medikamente

Sipas raportit të UNAIDS, 20.9 Milion njerëz kishin akses në mjekimet mbi HIV/AIDS. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e vitit 2000, ku vetëm 685 000 njerëz të prekur nga kjo sëmundje kishin mundësi të ndiqnin terapinë.

Çfarë simbolizon Fjongoja e Kuqe:

static-6

Që nga fillimi i këtij aktiviteti, në Ditën Botërore të AIDS-it, aktivistët kanë mbajtur një fjongo të kuqe si simbol solidariteti dhe mbështetje ndaj njerëzve që jetojnë me HIV.

Ky simbol është fryt i punës së dymbëdhjetë artistëve në vitin 1991 në Nju Jork. Në atë kohë, HIV ishte shumë i stigmatizuar dhe vuajtjet e komuniteteve që jetonin me HIV mbeteshin të fshehta në një masë të madhe. Artistët donin të krijonin një shprehje vizuale të dhembshurisë për njerëzit që jetojnë me HIV.

Ideja e fjongos e ka zanafillën nga shiritat e verdhë që lidheshin në pemë për të treguar mbështetjen ndaj ushtarëve amerikanë në Luftën e Gjirit.

Objektivi i Ditës Botërore të AIDS:

Një nga objektivat kryesorë të kësaj ditë është rritja e ndërgjegjësimit mbi atë çka AIDS është. AIDS (Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit), është një gjendje mjekësore e shkaktuar nga HIV (Virusi i imunodeficencës humane), që saboton sistemin imunitar të një personi duke e bërë atë të prekshëm ndaj infeksioneve.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest