Policia në Moskë dështon në investigimin e sulmit brutal për aktivistët LGBT

Burimi:  Zoya Matisova / Human Rights WatchBurimi: Zoya Matisova / Human Rights Watch

 

Në mbrëmjen e 11 Nëntorit 4 persona ende të paidentifikuar sulmuan një lezbike, një gej, një biseksual dhe dy aktivistë transgjinorë: Zoya Matisova 42 vjeç, Nadezhda Aronchik 23 vjeç. Aktivistët po merrnin pjesë në një konferencë në moshë për familjen jo-tradicionale pra familjen me dy baballarë ose dy mama.

Matisova, psikologe dhe njëkohësisht pjesë e bordit ‘‘Russian LGBT Network‘‘ u shpreh se sulmuesit nuk ishin larg vendit ku u mbajt konferenca kur i sulmuan. Ajo dhe Aronchik ishin rrugës për në metro kur ndodhi sulmi. Sulmuesi në fillim i kishte pyetur aktivistët nëse kishin të bënin me konferencën dhe pa e marrë përgjigjën akoma hodhën diçka në sytë e Matisovës si dhe e grushtuan Aronchik-in në fytyrë, duke ofenduar me konotacion homofobik. Më pas ata u larguan.

‘‘Sytë e mi digjnin nga dhimbja‘‘ shprehet Matisova. Kjo e fundit nisi të shpëlajë sytë me ujë nga bidoni ndërsa Aronchik i pa sulmuesit teksa u riktheheshin. Ata u sulmuan sërish nga agresorët. Pasi u larguan për të dytën herë, Aronchik dhe Matisova u nisën menjëherë drejt ndërtesës së konferencës. Sapo arritën ata lajmëruan policinë.

Policia arriti menjëherë në vendngjarje por nuk mori ndonjë iniciativë për të kërkuar për agresorët. Aronchik e denoncoi rastin menjëherë. Ndërsa Matisova e kreu denoncimin një ditë më vonë pasi iu desh të merrtë fillimisht trajtimin mjekësor për shkak të verbimit të përkohshëm në sy.

Pas sulmit organizatorëve iu desh të pezullonin pjesën e mbetur të konferencës për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm nga agresorët.

Matisova u shpreh se kur sulmi nga agresorët ndodhi vendi përreth ishte i pajisur me kamera sigurie. Gjithashtu ajo dhe Aronchik nuk i lanë rrobat atë natë për ta përdorur si provë në rajon të policisë për sulmin e ndodhur, duke përfshirë këtu njollat e gjakut. Teksa evidenca se këta dy aktivistë kanë qenë viktimë të krimeve të urrejtjes është e qartë, dy javë kanë kalaur tashmë pas këtij sulmi dhe nuk ka shenja nga policia për hapjen e një  dosjeje ose dëshmie penaliteti. Autoritetet duhet të veprojnë menjëherë dhe të sigurojnë se ky krim brutal  të gjejë ndëshkuesit. /k.m/

Burimi: The Human Rights Watch

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest