Kosovë; Seksizmi në librat shkollor: “Pavarësia ekonomike e gruas po i prish familjet”

Burimi: Google ImagesBurimi: Google Images

” Pavarësia ekonomike e gruas bën që lidhja bashkëshortore të konsiderohet jo aq e domosdoshme, siç ka qenë dikur’’ thuhet tekstualisht në tekstin shkollor ‘’Edukata qytetare’’ për klasat e nënta në Kosovë. Teksti është pjesë e kapitullit “Familja’’ në këtë libër ku nxënësit edukohen rreth nocionit të familjes “bërthamë” dhe atij të familjes së gjerë (ku jetojnë disa breza).

Në teks thuhet:

“Në Kosovë, krahas familjes bërthamë, ekzistojnë edhe familje të gjera. Kjo ndikon që të ekzistojnë lidhje të ngushta midis gjeneratave në familje: gjyshërve, prindërve dhe fëmijëve (nipave dhe mbesave). Në realitetin aktual, kjo dukuri është duke u zbehur”

Teksti shkollor lë të nënkuptohet se nëse gruaja mirë integrohet në shoqëri dhe del nga roli i saj në gjirin e familjes duke mos qenë e kushtëzuar nga bashkëshorti, kjo përbën një faktor influencues për shkurorëzimin e familjes. Ky tekst bie pre e mendësisë patriarkaliste ku gruaja perceptohet ende nën pronësinë e bashkëshortit dhe nëse ajo del e pavarur atëherë cenon familjen e shëndoshë.

Më poshtë gjendet dhe fotoja nga libri në fjalë:

kjo-ndikon-730x419

                                                                                                                               Burimi: Telegrafi

Në shtete si Kosova dhe Shqipëria ku shoqëria ende konsiderohet me mendësi patriarkaliste e ku gruaja dhe burri kanë ndarje të roleve gjinore, shpërndarja e këtyre teksteve e vështirëson emancipimin  e gruas.

Në një kohë kur fuqizimi i gruas në sferën politike dhe atë ekonomike është kthyer në prioritet drejt synimit të barazisë gjinore, rishikimi i këtyre teksteve duhet t’ë jetë prioritet./k.m/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest