E bllokuar në trupin e gabuar: Si u arratisa nga Egjipti për tu bërë vajzë

Burimi: BBCBurimi: BBC

 

Në Egjipt homoseksualiteti nuk është i kriminalizuar në mënyrë të qartë, por kjo nuk e ka penguar shtetin të kryejë ´´mësymje´´ ndaj komunitetit LGBT, teksa stigma sociale dominon në vend.

Në kuadër të muajit ndërgjegjësues për viktimat e transfobisë, një histori personale e një personi transgjinor nga Egjipti vjen në videon e mëposhtme. Ajo është historia e Carla Masoud, e cila  u regjistrua me seksin mashkull në certifikatën e lindjes, por vite më vonë fluturoi drejt Gjermanisë për të kryer tranzicionin gjinor.

´´Gjithmonë e kam ditur se isha ndryshe. Për mua nuk ishte normale të qenurit djalë. Nuk ndihesha rehat nën lëkurën time´´ shprehet transgjinorja nga Egjipti.

Carlës iu desh të jetonte me një identitet gjinor të cilin ndjente se nuk i përkiste në pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo lindi me emrin Kirulos, në një familje të devotshme të krishterësh në Egjiptin jugor.  Në moshën 9 vjeçare Carla iu rrëfye mamasë se vuante nga Gender Dysphoria pra ndihej në trupin e gabuar.

´´I thashë mamasë se nuk ndihesha si djalë por duhet të isha vajzë, më pas babai e mori vesh për këtë gjë. Ajo ishte dita më e tmerrshme e jetës sime. Babai erdhi në dhomën time dhe vuri dorë mbi mua´´.

Egjipti është i vetmi shtet arab me dispozita ligjore ndaj ndryshimit të  identitetit gjinor, por kjo gjë nuk e lehtëson stigmën sociale.
Për vite të tëra Carla duhet të jetontë një jetë të dyfishtë dhe iu nënshtrua terapisë hormonale.

´´Për herë të parë jam sulmuar në shkollë, ishte shumë brutale të shikoje nxënës që grisin rrobat e tua për të kontrolluar cilës gjini i përket´´. Në vitin 2014 Carla arriti të shkojë në Gjermani nëpërmjet ndihmës së mamasë së saj. Asokohe ajo ishte 19 vjeçe kur dhe nisi tranziocionin gjinor.

´´Kur arrita në aeroportin e Egjiptit i hoqa menjëherë rrobat dhe vesha një fustan´´ shprehet Carla. Tashmë ajo e ka kryer tranzicionin dhe në shkurt të këtij viti u martua me një djalë./k.m/

Burimi: BBC

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest