20 Nëntori: Dita Ndërkombëtare në përkujtim të personave transgjinorë të vrarë

Burimi: GLAADBurimi: GLAAD

 

Sot në 20 nëntor përkujtohen për të 18 vit radhazi të gjithë personat transgjinorë të vrarë si pasojë e transfobisë. Nëpër botë sot organizata dhe aktivistë nga shoqëria civile do të zhvillojnë aktivitete përkujtimore si dhe manifestime të heshtura për të kujtuar të gjitha viktimat e larguara nga jeta për shkak të dhunës së lidhur me transfobinë.

Kjo datë është e rëndësishme për komunitetin trans, për më tepër që bën pjesë dhe në muajin e ndërgjegjësimit për të drejtat e komunitetit trans.

Dita Ndërkombëtare Përkujtimore ndaj transgjinorëve zhvillohet çdo 20 nëntor për shkak dhe të prapavijës historike. Kjo datë përkujton vdekjen misterioze të Rita Hester, e cila u vra në apartamentin e saj në Boston në 1998. Rrethanat e vrasjes mbeten misterioze edhe sot e kësaj dite. Një vit pas vdekjes së të ndjerës, shkrimtari Gwendolyn Ann Smith mbajti një manifestim të heshtur në San Franciso për të përkujtuar viktimën si dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth problematikave të komunitetit trans. Për këtë arsye viti 1999 u kthye në Ditën Përkujtimore të personave trans.

Më vonë kjo ditë ndërkombëtare njohu më shumë mobilizim, me lëvizje dhe fushata ndërgjegjësuese të dedikuara ndaj personave transgjinorë. Madje u ndërtua dhe një website me emrat e viktimave të transfobisë.

Një përkujtimore  në Washington D.C. për personat transgjinorë të vrarë
Një përkujtimore në Washington D.C. për personat transgjinorë të vrarë/ Wikipedia

18 vite më pas lëvizja ndërgjegjësuese është rritur. Përgjatë muajit nëntor zhvillohen shumë aktivitete me fokus të drejtat e komunitetit transgjinor. Dhuna fizike dhe verbale ndaj personave trans vazhdon të mbetet një problem i ditëve tona, me statistika të shumta që dëshmojnë për rritjen e numrit të krimeve të urrejtjes kundrejt personave transgjinorë.  Vetëm në SHBA u vranë 23 transgjinorë për këtë vit, 21 prej tyre ishin persona me ngjyrë.

Në videon e mëposhtme nga GLAAD, një program monitorues për mediat në lidhje me komunitetin LGBT, shfaqen intervista me tre transgjinore që tregojnë për sfidat e tyre të përditshme për shkak të transfobisë:

/k.m/

Burimi: Metro.co.UK

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest