Shpallen fajtorë për sulmin në Kuvend 4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë

Burimi: Kallxo.comBurimi: Kallxo.com

 

Gjykata themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë katër aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje për sulmin e tyre me granatë ndaj objektit të Kuvendit në Kosovë  në mesnatën e 26 gushtit 2016.

Mbi aktivistët rëndon akuza për terrorizëm dhe dënimi i përgjithshëm ndaj tyre është 21 vite e gjashtë muaj. Dënimi për aktivistët ndahet si më poshtë:

  • Deputeti Frashër Krasniqi mori dënimin më të rëndë me 8 vite burgim;
  • Atdhe Arifi me 6 vite burgim;
  • Egzon Haliti me 5 vite e gjashtë muaj burgim;
  • Adea Batusha me 2 vite burgim

Paraburigm i menjëhershëm është caktuar ndaj tre të akuzuarve të parë, pra Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti.  Shpallja e gjykimit është bërë nga trupi gjykues me kryetar Z. Beqir Kalludra.

Seanca gjyqësore ka pasur të pranishëm dhe dy deputetet e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj. Në seancë morën pjesë dhe familjarët e 4 aktivistëve të cilët shfaqen revoltën e tyre pas bërjes publike të vendimit të gjykatës. Në videon më poshtë shihet dhe pezmatimi i tyre lidhur me vendimin:

 

Katër aktivistët e VV u deklaruan të pafajshëm në 28 shkurt të 2017 kur u zhvillua seanca gjyqësore por aktakuzën ndaj tyre e kanë cilësuar si politike, duke e hedhur poshtë atë. Hedhja e aktakuzës ishte refuzuar nga Gjykata Themelore duke mos e pushuar procedurën.

Palët mbrojtëse si dhe të akuzuarit u zotuan për një ankimim ndaj vendimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit./k.m/

Burimi: Kallxo.com

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest