Senatori australian preket emocionalisht teksa prezanton në parlament projektligjin për martesat gej

Burimi: Queerty.comBurimi: Queerty.com

 

Një senator australian me emrin Dean Smith dukej shumë i prekur emocionalisht gjatë prezantimit të projektligjit mbi martesat brenda së njëjtës gjini, të aprovuara në fillim të kësaj jave në një anketim kombëtar të zhvilluar në Australi.

‘’Zoti President,’’ u shpreh ai, ‘’si një ekspert i ri në fushën e këshillimit nuk do e kisha pritur kurrë që një ditë do të shërbeja pranë postit të Këshilltarit të Lartë pranë Kryeministrit, për më tepër që jam pjesë e komunitetit LGBT dhe kjo ma vështirëson punën’’.

Senatori liberal Dean Smith ka prezantuar projektligjin historik mbi ligjin e martesave brenda së njëjtës gjini në parlamentin australian teksa dhe disa senatorë të tjerë e nënshkruan këtë projektligj një ditë pas rezultatit të anketës kombëtare mbi këto martesa. Rezultati pozitiv ishte historik, duke treguar se 60% të të anketuarve janë në favor të martesave brenda së njëjtës gjini.

Senatori Smith së bashku me grupimin politik të të Gjelbërve, Partisë së Punës dhe senatorit Derryn Hinch nuk humbën më kohë por e prezantuan projektligjin dhe nisën diskutimet në parlament të enjten.

Gjatë fjalimit të tij në parlament, Smith falenderoi shtetin Australian në emër të personave LGBTI, duke thënë se rezultati pozitiv i anketës ka treguar një aspekt të vendit të tyre që ata kishin kohë që e kërkonin, një vend më mendjehapur, më gjithëpërfshirës ndaj qytetarëve të tij’’.

Duke folur nga perspektiva e tij si një autralian gej, Smith u shpreh: ‘’ …pengesa më e madhe për personat LGBTI është pranimi i vetes. Përfshirja në Kushtetutë e martesave brenda së njëjtës gjini është e rëndësishme sepse asgjë nuk flet më shumë për përfshirjen e këtij komuniteti sesa pranimi i martesave’’ thotë ai.

Debati në parlament për këtë projektligj parashikohet të ketë polemika për shkak se grupimi i konservatorëve do të propozojë axhendën për mbrojtje më të madhe për lirinë fetare. Senatori Smith u shpreh se ndryshimet do të bëhen vetëm mbi Aktin e Martesës kurse debatet mbi lirinë e shprehjes dhe asaj fetare duhen lënë për një ditë tjetër për diskutim në parlament.

‘’Amendimet që kërkojnë të merren me çështje të tjera ose kërkojnë të hedhin poshtë të drejtat e barabarta dhe të plota për personat gej dhe lezbike në Australi, do të kundërshtohen. Australianët votuan për barazi në ligj përpara ndryshimeve ligjore kështu që kjo barazi që kërkon maxhoranca e qytetarëve duhet të implementohet dhe në ndryshimet ligjore’’ shprehet senatori Smith

Anëtarë nga krahu politik konservator munguan në parlament gjatë propozimit të projektligjit e konkretisht: Mathias Cormann (Ministri i Financës) dhe Matt Canavan (Ministri i Autralisë veriore) munguan. Më poshtë gjendet dhe fjalimi i plotë i Senatorit:

 

/k.m/

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest