Protesta e botuesve në panairin e librit: “Mos taksoni kulturën, mos taksoni librin”

IMG_0573

Ndryshe nga vitet e kaluara, edicioni i 20-të i panairit të librit u hap me një frymë proteste. Në hapësirat ndarëse mes kateve nuk kishte reklama librash apo shtëpish botuese, por pankarta që kërkonin uljen e taksave mbi librin.

“TVSH 5%, nga 20 % për të gjithë, pa përjashtim”, “Tatimi mbi honoraret nga 15% në 5%”, “Shteti të financojë bibliotekat publike”, shkruhej mbi pankartat e vendosura në panair nga Shoqata e Botuesve.

This slideshow requires JavaScript.

Mes pankartave ishte edhe një shprehje e shkrimtarit dhe akademikut të njohur italian Umberto Eco: “Mos taksoni kulturën, mos taksoni librin”

Problemi i taksimit të librit u ngrit edhe gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Librit. Në takimin e zhvilluar në sallën ovale të Pallati të Kongreseve botuesit u ndalën tek problematikat e tregut të librit në Shqipëri.

“Kemi një TVSH 20% në blerje, e pangjarë në asnjë vend evropian dhe zero për qind në shitje. Ky tatim nuk rimbursohet, siç është logjika e këtij tatimi. Kërkojmë një TVSH të ulët 5% në blerje dhe shitje. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtarinë krijuese nga 15% në 5%”, deklaroi Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botusve gjatë takimit.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest