Konkursi i fotografisë “Historia Ime”, grafitit në Tiranë, ndotja dhe diskriminimi përmes fotove

foto konkrusi

Megi Reçi nga qyteti i Tiranës merr pjesë në konkursin e fotografisë “Historia Ime” një disa fotografi mbi tematika sociale si ndotja e mjedisit, diskriminimi dhe grafitit në muret e Tiranës.

Ndotja në zonën e Tufinës në Tiranë:

20171112_210424

20171108_083716

Përshkrimi i fotografive:

Këto fotografi janë shkrepur disa ditë më parë në zonën e Tufinës në Tiranë, në lagjen e quajtur ‘Kafja e Rremës’. Ndotja në atë zonë është e paimagjinueshme dhe shumica e mbeturinave hidhen në lumë. E drejta për një mjedis të pastër dhe për një shëndet të mirë, u janë mohuar me kohë banorëve të kësaj zone. Cilësia e jetës dhe e shëndetit është e lidhur pa zgjidhshmërisht me ujin dhe mjedisin.

Varfëria në zonën e ish-Bllokut:

20171025_214224 (1)

Kjo fotografi është shkrepur në zonën e ish-bllokut, në një orar të vonë të natës. Gruaja ishte e vetme me fëmijën në krah dhe vendi nuk ishte një stacion autobusësh, ishte thjesht një bordurë. As orari nuk ishte orar autobusësh. Mua fatkeqësisht më dha përshtypjen e një gruaje të braktisur e të pambrojtur.

Grafitit me përmbajtje seksiste në Tiranë:

20171112_211154

Kjo fotografi është shkrepur tek Piramida. Në foto jam unë duke fotografuar grafitit dhe shkrimet diskriminuese dhe seksiste ndaj femrave për një projekt për të cilin kam punuar.

Grafiti në Tiranë “Family”:

20171112_211440

Fotoja e fundit është pozitive, nuk ka përmbajtje diskriminuese në fakt. Është shkëputur tek piramida. Tregon llojet e ndryshme të familjes, duke përfshirë edhe familje me prindër të së njëjtës gjini. Megjithëse nuk ka diskriminim, më pëlqeu dhe mendova ta ndaja në kuadër të promovimit të të drejtave LGBTI.

Konkursi i Fotografisë do të qëndrojë i hapur deri më datë 30 nëntor 2017. Kliko këtu për të mësuar më shumë si mund të bëhesh pjesë!

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest