Sipas Këshillit të Ministrave, pensionistët janë të paaftë mendërisht dhe fizikisht

e45a1bae-aa45-4ad3-a8a9-e5fadbcc1a38---0-

Nëse ke mbushur moshën e pensionit, Këshilli i Ministrave të klasifikon si të pamundur fizikisht dhe mendërisht për të mbajtur një post publik. Kjo ndodh edhe në institucionet ku ligji nuk e parashikon daljen në pension si një arsye për shkarkim.

Këtë ka vendosur Këshilli i Ministrave për Piro Xhixhon, kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Ky është një ndër argumentet që përdor Këshilli i Ministrave në relacionin për shkarkimin e Xhixhos:

“…Është shumë e rëndësishme të nënvizohet fakti që, me arritjen e një moshe të caktuar, ekziston edhe një situatë teorike që, me kalimin e kësaj moshe, fillojnë edhe elemente të pamundësisë fizike dhe mendore për të kryer funksionet e ngarkuara”

IMG_6920

Relacioni rendit edhe dy argumente të tjerë, duke iu referuar ligjit të nëpunësit civil dhe argumentit se “administrate publike e ka të nevojshme krijimin e vendeve të punës dhe rifreskimin e saj me prurje të reja”.

Megjithatë më poshtë përmendet se ligji i AKEP nuk e përcakton në mënyrë eksplicite që arritja e moshës së pensionit është një ndër rastet e lirimit të anëtarëve/drejtuesve të Këshillit Drejtues të AKEP.

Në përfundim relacioni i rikthehet edhe një herë argumentit mbi moshën:

IMG_6922

“…vlerësojmë se arritja e moshës së pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është një element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike dhe mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi”.

/l.k./

Kopje e relacionit të vendimit të Këshillit të Ministrave që i propozon Kuvendit shkarkimin e kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP/ “Koha Jonë”

IMG_6919 IMG_6920 IMG_6922

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest