Moderatori Britanik hedh komente transfobike gjatë intervistës me medalisten olimpike transgjinore

Burimi: GettyImagesBurimi: GettyImages

 
Moderatori i ”Good Morning Britain”, Piers Morgan e ka provokuar gjatë intervistës Caitlyn Jenner, medalisten e artë të lojërave Olimpike duke e pyetur rreth organeve gjenitale.
Gjatë debatit televiziv moderatori britanik ka insistuar vazhdimisht me pyetje për medalisten Olimpike rreth trupit të saj. Ky nuk përbën një rast të paprecedent për moderatorin pasi ky i fundit njihet për komentet e tij transfobike, pavarësisht deklaratës së tij javën e kaluar se është mbështetës i të drejtave të komunitetit trans.

Për shembull  moderatori shkaktoi zemërim publik teksa i cilësoi personat gender fluid si ”absurd”. Në një nga intervistat e mëparshme moderatori mori një leksion gjatë intervistimit të aktores nga ”Star Trek”, Sonequa Martin-Green. Kjo e fundit i shpjegoi moderatorit britanik rreth tolerancës që duhet të tregojë për personat me identitet gjinor fluid sikurse janë personat non-binary gender.

Por mesa duket leksioni nuk pati asnjë vlerë pasi moderatori e përsëriti gabimin kur të ftuarës Jenner i bëri pyetje shpotitëse rreth aspektit fizik pas tranzcionit të saj gjinor. ”Ti ishe dikur një djalë muskuloz, kur kthehesh mbrapa në kohë çfarë mendon për atë djalin?” pyet moderatori gjatë intervistës.

E ftuara e cila mundohet ti bëjë bisht pyetjes me diplomaci ia kthen prerazi: ” Mendoj shumë mirë për të’‘. Por moderatori nuk është dorëzuar dhe ka insistuar me komentet e tij:

” Si duket fiziku yt tani krahasuar me atë të mëparshmin, disa zona të trupit ne nuk i shohim…?”

Komenteve shpotitëse të moderatori Jenner ia ktheu duke i thënë se pyetjet e tij e kishin mbushur kupën. ”Ajo çfarë the duke iu drejtuar një personi transgjinor është shumë ofenduese, je në dijeni për këtë gjë?” Pavarësisht këtyre kritikave moderatori vijoi të pyeste të ftuarën për trupin e saj. Ai i jep fund intervistës duke ia kthyer ” E kuptova argumentin tënd”.

Por nëse kthehemi mbrapa në kohë moderatori Morgan ”iu vërsul” një të ftuari 21 vjeçar me identitet gjinor të papërcaktuar, duke u shprehur se personat genderfluid mbeten konfuz me veten. Në një intervistë tjetër ai iu drejtua një çifti transgjinorësh (Fox Fisher dhe Owl) se identitetet e tyre gjinore ishin hipotetike. Më pas intervista agravoi kur moderatori u shpreh se fëmijët me identitet gjinor të papërcaktuar përbëjnë një sëmundje ngjitëse për fëmijët e tjerë. Kjo gjendet e ilustruar në intervistën e mëposhtme:


Pas gjithë komenteve transfobike të moderatorit, organizata jo-qeveritare ”Stonewall” e cilësoi moderatorin britanik si transfobik dhe fanatik, të paftë për ta zhvilluar intervistën në një mënyrë politikisht korrekte./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest