Premier Liga dhe organizata britanike ”Stonewall’ lançojnë iniciativën për LGBT në futboll

Burimi: Sky SportsBurimi: Sky Sports

 

Tre vitet e ardhshme do të jenë një bashkëpunim i organizatës britanike ”Stonewall” me ligën më të rëndësishme të futbollit britanik, me pikësynim përfshirjen e gjerë të personave gej, lezbike, biseksual si edhe transgjinorë në futboll.

Premier Liga së bashku me gjithë klubet e saj do të punojë ngushtësisht për inkurajimin e personave LGBT në mënyrë që të përfshihen në këtë sport. Kjo mund të realizohet për personat LGBT duke luajtur, duke mbështetur një klub ose duke punuar jashtë fushës së futbollit. Përmes bashkëpunimit Premier Liga do t’i bashkohet programit global mbi diversitetin nga “Stonewall”, duke u kthyer në një prej 750 organizatave që punojnë për të përmirësuar jetën e komunitetit LGBT në Britani dhe ndërkombëtarisht.

Iniciativa do të përfshijë hapa të ndërmarrë për të ofruar një mjedis sa më përfshirës për personat LGBT duke i punësuar ata. Drejtuesi i fushatës për “Stonewall” u shpreh për “Sky Sports News” se: ‘‘Angazhimi që shfaq Premier Liga është një iniciativë e artë. Edhe lojtarët e futbollit luajnë një rol të rëndësishëm në këtë mes. Ata gëzojnë popullaritet të madh në botë dhe kanë shumë ndjekës, ndaj është mirë që mund ti shohim këta futbollistë duke folur e përkrahur  personat LGBT ”.

Një pjesë e rëndësishme e programit do të fokusohet mbi përdorimin e gjuhës diskriminuese e homofobike në stadiume ose rrjetet sociale. Fokusi kryesor do të jenë  mënyra e raportimit gjatë ndeshjeve, trajnimi i stafit dhe programe të tjera që do ta shohin Premier Ligën të përdori fuqinë e futbollit për të promovuar komunitetin LGBT.

Duke komentuar mbi iniciativën, drejtuesi ekzekutiv i Premier Ligës Richard Scudamore u shpreh:

” Futbolli i Premier Ligës është për të gjithë dhe klubet tona janë gjithëpërfshirëse për cilindo dhe promovojnë diversitet midis tyre. Ne e shohim komunitetin LGBT si pjesë integrale të komunitetit tonë, duke punuar me Stonewall ne duam që ky bashkëpunim të përmirësojë eksperiencën e personave LGBT që luajnë tashmë futboll”./k.m/

Burimi: Sky Sport News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest