Indeks/ Sa transparente janë autoritetet publike shqiptare?

111111

Qendra Res Publica ka publikuar Indeksin e Transparencës 2017. Ky raport i pulblikuar në kuadër të projektit “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar”, ka monitoruar 100 autoritetet publike më të rëndësishme, duke testuar kështu nivelet e transparencës së tyre.

Për ta bërë këtë janë dërguar 515 kërkesa për informacion, mes të cilave 84 nga gazetarë investigativ.

Indeksi bën renditjen e institucioneve në baze të dy llojeve të transparencës:

  • Transparenca proaktive e cila ka të bëjë me publikimin e pa kërkuar të informacioneve (Programi i transparencës)
  • Transparenca reaktive, e cila manifestohet me kthimin e përgjigjeve të plota dhe brenda afatit ndaj kërkesave për informacion

9999999

Ligji për të drejtën e informimit detyron institucionet që të publikojnë një sërë informacionesh pa kërkesë nga publiku nën një kategori të quajtur “Programi i Transparencës” e cila duhet të jetë pjesë e faqeve zyrtare. Ajo që vihet re në këtë studim është një rritje e programit të transparencës nga 15% (Shtator 2016) në 26.1% (Qershor 2017).

Megjithatë përmbushja e këtij detyrimi mbetet ende e ulët, duke marrë parasysh faktin se ligji ka hyrë në fuqi prej 3 vitesh.

Cilat janë informacionet që nuk publikohen në “Programin e Transparencës”:

Ky studim i ka ndarë në 14 kategori informacionet që institucionet duhet të publikojnë në duhet të publikojnë në programin e transparencës. Ajo që vihet re është se informacioni që mundon ka të bëjë me këto kategori:

  • Listat e kontratave të prokurimeve, shumën, palët dhe monitorimin e kontratave – i publikuar në vetëm 13% të rasteve
  • Planet e punës dhe raportet e performancës – të publikuara në vetëm 2% të rasteve

Res Publica ka vlerësuar edhe sjelljen e institucioneve në rastet e trajtimit të kërkesave për informacion nga qytetarët, gazetarët, aktivistët etj., duke dërguar një minimum prej 4 kërkesash secilit nga 100 institucionet që janë pjesë e indeksit. Ndër institucionet me sjellje negative janë:
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, Kryeministria, Bashkia Tepelenë, Gjykata e Rrethit Durrës dhe Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike.

8888

 

Institucionet nuk i janë përgjigjur kërkesës fillestare për informacion dorëzuar nga qytetarët në 32.2% të rasteve, ndërsa për kërkesat e gazetarëve investigativ nuk janë përgjigjur në 37% të rasteve.

77777

Ajo që vihet re në këtë raport është se institucionet reagojnë pozitivisht ndaj ankimeve të gazetarëve mbi kërkesën. Në 89% të rasteve ato kanë dhënë informacion pasi gazetarët janë ankuar në mënyrë administrative, përqindje kjo më e lartë se për ankesat e qytetarëve, ku informacioni është dhënë në vetëm 24% të rasteve.   /l.k./

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest