Njihuni me transgjinorët amerikanë që fituan postin pas zgjedhjeve rajonale në Amerikë

Burimi: Human Rights CampaignBurimi: Human Rights Campaign

 

Pas rezultateve surprizuese të zgjedhjeve rajonale, qytetarët në Amerikë kanë zgjedhur së paku 8 persona transgjinorë nga kandidatët garues gjatë zgjedhjeve të djeshme. Këto fitore historike që u zhvilluan në shtete nga Gjeorgjia në Pensilvani tregojnë se qytetarët amerikanë e kanë refuzuar retorikën sarkastike dhe diskriminuese të Donald Trump dhe Mike Pence, të njohur për lobimin anti-LGBTIQ+.

Më poshtë gjendet lista e kandidatëve transgjinorë fitues nga zgjedhjet:

  • Andreas Jenkins, Minnesota (Këshilli Bashkiak i Minneapolisit). Votuesit zgjodhën Jenkins për Këshillin Bashkiak të Minneapolisit duke e kthyer në gruan e parë transgjinore me ngjyrë të emëruar në SHBA në postin e zyrtares publike.

 

  • Danica Roem, Virxhinia (Dhoma e delegatëve në Virxhinia). Roem heq nga parlamenti delegatin anti-LGBTQ Bob Marshall, duke e kthyer fitoren e saj në historike pasi është hera e parë që një person trans përfaqëson shtetin federal të Virxhinias në një post zyrtar.

 

  • Lisa Middleton, Kalifornia (Këshilli Bashkiak në Palm Springs). Fitorja e Middleton në Këshillin Bashkiak të Palm Springs e kthyen kandidaten në të parin person transgjinor të emëruar në një post zyrtar jashtë sistemit gjyqësor për shtetin e Kalifornisë.

 

  • Stephe Koontz, në Këshillin Bashkiak të Doraville (Gjeorgji/SHBA). Koontz fitoi një vend në Këshillin Bashkiak të qytetit të lindjes, duke u kthyer në transgjinorin e parë të emëruar në një post publik.

 

  • Tyler Titus, në Pensilvani. Fitorja e Titus e kthen kandidatin në personin transgjinor të radhës të emëruar në një post publik në zyrën e Pensilvanisë.

 

  • Philipe Cunningham, Minnesota (Këshilli Bashkiak i Minneapolisit) Cunningham arriti të fitoj një vend në Këshillin Bashkiak në Minneapolis. Ai është personi i parë transgjinor i zgjedhur pranë një Këshilli Bashkiak të një qyteti të madh në SHBA.

 

  • Raven Matherne, Bordi i përfaqësuesve në Stamford. Matherne është bërë tashmë pjeë e Bordit të Përfaqësuesve dhe është parlamentari i parë transgjinor i Stamford.

Këta kandidatë nuk përfaqësojnë vetëm votuesit rajonal por 1.4 milionë transgjinor amerikanë në SHBA./k.m/

Burimi: Human Rights Campaign

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest