Një burrë humbi jetën sot duke pedaluar në Tiranë; Aktivistët protestojnë: “Boll u vranë çiklistë!”

tirana_bicycle15

Një person ka humbur jetën sot duke udhëtuar me biçikletë në Tiranë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si “Brryli” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet P.H, rreth 60 vjeç, është aksidentuar nga një autobot që transportonte gaz të lëngshëm.

Aktivistët mjedisorë të grupimit Ecovolis kanë shpërndarë përmes rrjetit social “Facebook”, njoftimin e një proteste nisur nga kjo ngjarje.

zxcv

“Boll u vranë çiklistë!”, quhet pedalimi protestë që do të mbahet sot përpara pallatit të Kongreseve në Tiranë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest