Gratë e dhunuara të Kosovës të pashpresa përballë drejtësisë

Burimi: Rrjeti i Grave të Kosovës/ FacebookBurimi: Rrjeti i Grave të Kosovës/ Facebook

*Nga Shqipe Gjocaj, gazetare freelance pranë Thomson Reuters Foundation News

 

Shumë avokatë dhe aktivistë për të drejtat njerëzore shprehin shqetësim për situatën e dhunës në familje në shtetin e Kosovës. Viktimat e kësaj dhune shpeshherë mbeten në mëshirë të sistemit të drejtësisë që dështon në rolin e tij protektiv ndaj tyre.

Ajo ishte një fytyrë e njohur për rajonin policor në një qytet jugor në Kosovë. Atje ajo kërkonte strehim për tu larguar nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.

Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur martesa e saj u shndërrua në një mankth të vërtetë. Përpost torturës së vazhdueshme, bashkëshorti e kërcënonte shpesh me një pistoletë, të cilën gruaja e kishte marrë me vete për tia treguar policisë.

‘’Polici i cili u mor me çështjen time rastisi që është mik i bashkëshortit tim,’’ shprehet gruaja, tani 31 vjeçare e cila zgjodhi të mos identifikohej për motive ligjore.

‘’Polici mu drejtua dhe më tha se po të kisha qenë gruaja e tij, unë s’do të kisha mundur të vija në rajon të policisë pasi do të më kishe vrarë me pistoletë paraprakisht’’.

Në fund të historisë ishte gruaja e cila vrau bashkëshortin duke i prerë fytin me brisk dhe tani po vuan dënimin prej 12 vitesh heqje lirie.

Rasti më sipër është një prej 17 të burgosurave në burgun e Lipjanit për gratë, në jug të Prishtinës. Midis 17 të burgosurave rastet janë të ngjashme: vrasje të bashkëshorteve të tyre pas vitesh abuzimi fizik.

Një grua tjetër 24 vjeçare shprehet se vuan dënimin me 13 vite heqje lirie për shkak të vrasjes së bashkëshortit pasi ky i fundit nisi të sulmojë vajzën e tyre të vogël.

Niveli i dhunës në familje në Kosovë ende nuk dihet qartë për shkak se ndodh mbrapa dyerve të mbyllura të shtëpisë. Në 2016 policia mori rreth 870 denoncime të dhunës në familje, shumica e rasteve të grave të dhunuara. Sipas Drejtorisë së Policisë vendase nga gjithë rastet e denoncuara vetëm 243 prej tyre patën arrestim.

Por nga ana tjetër Shoqata për Barazi Gjinore vlerëson se rreth 90% e rasteve të dhunës në familje mbeten të paraportuara.

Një anketë e realizuar në vitin 2015 nga Rrjeti i Grave të Kosovës, një organizatë ombrellë e të gjitha organizatave lobuese për të drejtat e grave nxorri nga të dhënat e anketës se 68% e grave kanë vuajtur nga dhuna në familje gjatë jetës së tyre. Më shumë se 20% e të anketuarve meshkuj dhe femra shprehen se ndonjëherë është e pranueshme që bashkëshorti të dhunoj fizikisht bashkëshorten.

Aktivistë për të drejtat e grave shprehen se një problem kyç janë dhe standartet e dyfishta karshi krimeve të dhunës nga gratë dhe burrat si dhe mungesa e drejtësisë europiane për ta adresuar problemin. Për një shtet si Kosova  me pavarësinë e deklaruar prej Serbisë në vitin 2008, nuk përbën çudi mungesa e aksesit në instrumentet e drejtësisë europiane, kjo si shkak i statusit të saj politik të parregulluar. Pavarësia e Kosovës ende nuk njihet nga shtete si Serbia, Kina dhe Rusia.

‘’Ne e quajmë vrima e zezë e Europës’’ shprehet Hilmi Jashari, Avokati i Popullit i Kosovës. ’’Kosova faktikisht është vendi i vetëm ku qytetarët nuk mund të shkojnë në Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg’’./k.m/

Burimi: Thomson Reuters Foundation News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest