Ndotja në lumin Shkumbin – Konkursi i Fotografisë “Historia Ime”

Shkumbin2

Historia Ime ka hapur thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë. Arlis Alikaj nga qyteti i Librazhdit merr pjesë me punimin e tij për ndotjen në lumin Shkumbin.

Përshkrimi i fotografisë:

Lumi Shkumbin është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri sipas ambientalistëve. Por më shumë se kushdo këtë e vuajnë banorët e Librazhdit që për ta, lumi është vetë jeta. Ky fotoreportazh synon të nxisë kthimin e vëmendjes ndaj ndotjes që po i bëhet Shkumbinit si një apel për autoritetet dhe sensibilizim për mirëmbajtje qytetare të lumit ku jemi rritur.

Emër: Arlis
Mbiemër: Alikaj
Qyteti: Librazhd
Titulli: Stop ndotjes së lumit Shkumbin!

Konkursi i Fotografisë do të qëndrojë i hapur deri më datë 30 nëntor 2017. Kliko këtu për të mësuar më shumë si mund të bëhesh pjesë! /m.g/

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • Agimi

    Pershendetje
    Selia bravo qe ke zgjuar interesin e qytetarëve për Shkumbinin. Te njoh se e ke shume pasion ceshtjen dhe me shpirt lobon. Njerëzit e drejtor si ty fitojnë gjithmonë ne fund se je aktivist i sinqertë. Suksese e respekte.

  • Agimi

    *Arlis sorry se ma nxorri autocorrecti gabim.

  • Ruensa

    Arlis je shembull per tu ndjekur qe te intereson jeta qytetare ne Librazhd sidomos puna me te rinjte e mjedisi. Dhe te gjitha keto vullnetarisht. Vazhdo puno, keep it up with the good work se nje dite do te shperblehesh. Suksese <3 nga zemra te uroj ta fitosh ti se e meriton.

  • Ledioni

    Pamje te renda per tu pare dhe sidomos aty qe banojne njerez dhe komunitet. Bashkia fle gjume. Arlisi te lumte per guximin. Kjo nuk eshte ndotje, ky eshte kancer! Shkoni pyesni ne Elbasan nje dermatologe sa jane shtu rastet e personave me semundje te rende lekure.