OKB: 100 refugjatë humbën jetën vetëm në 4 ditët e fundit në detin Mesdhe

/Foto: Anije e ushtrisë italiane gjatë një operacioni shpëtimi në detin Mesdhe/Foto: Anije e ushtrisë italiane gjatë një operacioni shpëtimi në detin Mesdhe

Rreth 100 refugjatë kanë humbur jetën në detin Mesdhe në katër ditët e fundit, bën të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

34 trupa janë të pajetë janë gjetur dhe rreth 50 persona të tjerë mbeten të zhdukur. Këtij bilanci tragjik i shtohen edhe trupat e pajetë të 26 grave nigeriane, të gjetura në një gomone të mbytur në brigjet e Libisë më 3 nëntor.

“Shumica e emigrantëve të shpëtuar gjatë këtyre ditëve ishin shtetas të Afrikës Perëndimore, por kishte edhe disa kombësi të shteteve të tjera si Bangladeshi, Eritrea, Egjipti, Sudani, Maroku, Siria dhe Libia”, tha Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) Joel Millman.

Prokuroria italiane ka nisur hetimet mbi këtë rast, pas dyshimeve se gratë mund të kenë qenë viktima të trafikut dhe abuzimit seksual.

Federiko Soda, drejtor i Zyrës së Koordinimit të IOM-it për Detin Mesdhe, tha se: “Ka shumë të ngjarë që këto vajza të jenë në fakt viktima të trafikimit për shfrytëzim seksual”

Duke theksuar se një raport i fundit i IOM-it ka vlerësuar se 80 për qind e vajzave nigeriane që vijnë në Itali nga deti janë viktima të trafikimit, tha se: “Ne kemi vërejtur një rritje alarmante dhe të dukshme të numrit të grave dhe vajzave nigeriane që mbërrijnë në Itali gjatë tre viteve të fundit, nga 1.500 në vitin 2014 në mbi 11.000 në vitin 2016. Trendi më shqetësues është se këto gra janë më të reja dhe shpesh nën moshën 18 vjeçare”

Sipas OKB-së, në vitin 2017 rreth 150.000 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë nga deti, deri më tani rreth 75 për qind që kanë mbërritur në Itali.

/l.k./
Burimi: “Middle East Monitor”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest