Konkurrentet në ‘’Miss Peru’’ folën për ngacmimin seksual ndaj vajzave

Burimi: Vanity FairBurimi: Vanity Fair

 

Konkurrentet e konkursit të bukurisë thyen traditën e këtij eventi në shenjë proteste për të treguar fenomenin e ngacmimit seksual ndaj vajzave që  tashmë konsiderohet se është fenomen global.

Zakonisht në konkurset e bukurisë vajzat konkurrente i tregojnë jurisë përmasat e tyre trupore si beli, busti etj. Por kësaj radhe gjatë kompeticionit të bukurisë ‘’Miss Peru-ja’’ vëmendja u përqëndrua tek statistikat rreth dhunës seksuale, dhunës me bazë gjinore dhe shumë problematika të tjera të vajzave.

‘’ Në vendin tim janë raportuar 2.202 vrasje të vajzave në 9 vitet e fundit’’u shpreh Camila Canicoba nga Lima gjatë mbrëmjes të shtunën.

‘’ 65 % të grave në universitet ngacmohen në ambjentet e shkollës’’ tregoi Belgica Guerranga Chincha.

‘’ …më shumë se 25% e vajzave adoleshente abuzohen në ambjentet e shkollave’’ tha Almendra Marroquin nga Canete.

Fituesja e këtij konkursi bukurie, Romina Lozano e cila vjen nga provinca e Callaomy tregoi këto të dhëna statistikore ‘’ 3.114 gra janë viktima të trafikimit vitet e fundit’’.

Faktikisht protesta ishte e planifikuar paraprakisht. Në momentin kur juria I drejton pyetje vajzave, materiale që tregojnë histori personale të viktimave të dhunës seksuale shfaqen në monitorin e emisionit./k.m/

Burimi: Vox

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest