“Le Iene” në Bulqizë: Skamja dhe puna e të miturve në qytetin që shet 42 milion dollarë krom në vit

femije-bulqize

Emisioni investigativ “Le Iene” publikoi dje një reportazh mbi punën e të miturve në qytetin e Bulqizës. Emisioni fillimisht tregon skamjen ekonomike të familjeve të Bulqizës, qytetit që eksporton çdo vit 120.000 ton krom me një vlerë prej 43 milion dollarësh.

Gazetarja Alice Martinelli sjell një ditë nga jeta e tre fëmijëve Timos, Bleros dhe Gestit duke u ngjitur me ta në kodër për të mbledhur krom. Fëmijët punojnë një ditë të tërë, duke mbajtur kova të rënda përgjatë një rruge të gjatë.

“Si mundet një fëmijë të mbajë gjithë këta gurë. Duart e këtyre fëmijëve mbajnë shenjat e punës që ata bëjnë çdo ditë”, thuhet në reportazh.

Katër- pesë herë në javë fëmijët i ngjiten kodrës që të çon tek zona 1050, një vend që sipas tyre është më i pasur me krom.

“Ata janë fëmijë, por e kalojnë ditën mes rrezikut duke thyer gurë, për të gjetur atë që shkëlqen më shumë”.

Në fund të ditës 3 fëmijët ja dalin të mbledhin 27 kilogramë krom, të cilin nxitojnë  të zbresin kodrën të ngarkuar me kovat me gurë që i shesin tek një sipërmarrës që e çon kromin në një treg paralel.

“Le Iene” e kanë pasqyruar këtë moment përmes një kamere të fshehtë. Tregtari peshon kromin, plot 27 kilogramë për vetëm 3 mijë e 600 lekë të vjetra.

Reportazhi mbyllet me kthimin e fëmijëve në shtëpi. Gazetarja tregon se një ditë e tërë pune shërbeu që fëmijët të çojnë në shtëpi një pako makarona dhe një kile miell. /l.k./

Reportazhi i plotë: 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest