“Historia Ime” hap thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë

kONKURSI1

“Historia Ime”, portali i parë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hap thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë.

Konkursi i Fotografisë për çështjet sociale është një mënyrë për të nxitur përdorimin e telefonave smart me qëllim rritjen e  ndërgjegjësimit ndaj faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në jetën tonë të përditshme, në marrëdhënie me njeri-tjetrin apo me mjedisin.

Në këtë edicion prioritet do t’i jepet punimeve me tematikë:

  • Grupet e pa privilegjuara (LGBTI, Rom & Egjiptian, Personat me Aftësi të Kufizuar etj).
  • Dhuna në familje
  • Abuzimi i fëmijëve
  • Promovimi i edukimit
  • Korrupsioni
  • Ndotja e mjedisit
  • Shpërdorimi i ujit të pijshëm
  • Prerja e pyjeve

Lista e mësipërme nuk kufizon të rinjtë, 16 – 35 vjeç, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ndajnë me të tjerët një tematikë tjetër shqetësuese.

Në konkurs NUK mund të merrni pjesë me fotografi:

  • Përmbajtja e të cilave përbën shkelje për të drejtat e njeriut.
  • Që kanë shfaqje nudizmi, skena seksuale apo përmbajtje të tjera të pa pranueshme.
  • Që përfshijnë dëmtimin e mjedisit apo ngacmimin e kafshëve nga ana e fotografit.
  • Që paraqesin imazhin e fëmijëve (do të pranohen vetëm nëse zotërohet autorizimi nga prindërit apo kujdestarët).

Afati i fundit i dorëzimit të fotografive është 30 nëntor 2017. Deri atëherë, punimet tuaja do të publikohen në portalin  “Historia Ime”, si dhe në faqen e Facebook.

Çmimi i parë vlerësohet me  –  10.000 Lek

Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit historiaime.com@gmail.com  në formën e mëposhtme:

Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli:
Përshkrim i fotografisë/ fotoreportazhit 
(3-5fjali):

Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një fotografi, apo foto reportazh.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest