Përfitojnë nga vakuumi ligjor: martohet çifti i homoseksualëve në Australi

Burimi: RawpixelBurimi: Rawpixel

 

Një çift gejsh është kurorëzuar në Australi duke përdorur cenet dhe ambiguitetet e ligjit në Australi ku lejohen kurorëzimet e martesave brenda së njëjtës gjini midis qytetarëve nga Australia dhe vende të tjera  jashtë shteti.

Bill dhe John kanq qenë së bashku që prej 1982 kur raportet midis homoseksualëve ishin ilegale në shumë shtete australiane. Që prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar në 35 vitet e fundit, veç faktit se martesat brenda së njëjtës gjini ende nuk janë legalizuar. John 69 vjeçar, ka shtetësi të dyfishtë dhe ka emigruar nga Britania e Madhe në 1970. Shumë shtete në Australi i njohin martesat brenda së njëjtës gjini midis qytetarëve të shteteve të ndryshme por nuk i njohin këto lloj martesash në vetvete.

Ndërsa për qytetarët britanik lejohet martesa me partner të cilitdo identitet gjinor, edhe në shtete ku martesa brenda së njëjtës gjini s’është pranuar. Por kjo vjen me disa kufizime.

Ky lloj vakuumi ligjor rezulton të ketë qenë efektiv për 445 martesa brenda së njëjtës gjini në Australi që prej qershorit të 2014. Këto lloj martesash mund të ndodhin vetëm në ambasada ose zyra diplomatike. Duke përfituar nga ky vakuum ligjor, çifti arriti të martohej javën e kaluar në Konsullatën britanike të Sidnej.

Një koordinator komunikimi për konsullatën u shpreh se shërbimi është bërë i njohur për çiftet që dëshirojnë të bëjnë martesa brenda së njëjtës gjini. Çifti i sapomartuar shprehet për median se do ta kishin realizuar martesën e tyre edhe më herët nëse do tju jepej mundësia./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest