Ministri kosovar mbështet kompesimin e viktimave seksuale gjatë luftës, por sheh numrin të ekzagjëruar

Burimi: Gazeta MetroBurimi: Gazeta Metro

 

Ministri i financave në Kosovë, Bedri Hamza është ministri i parë që ndërmerr iniciativën për implementimin e kompensimit të grave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.  Ministri është shprehur vokalisht se duke nisur nga janari i vitit 2018 kjo kategori vulnerabël e shoqërisë do të përfshihet në kuadër të buxhetit të rregullt, çfarë nënkupton se pagesat për viktimat e dhunës seksuale do të paguhen rregullisht.

Pavarësisht këtij vendimi pozitiv dhe me qëllime impaktuese për shoqërinë në Kosovë, seancat në Kuvend për këtë çështje kanë qenë të polemizuara. Gjatë seancës është raportuar nga deputetja e LDK, Vjosa Osmani për problematikat dhe çështjet e kësaj kategorie të dëmtuar gjatë luftës. Replika e Ministrit Hamza ka qenë si më poshtë:

‘“Ju po paragjykoni, po folni pa shifra, pa fakte, pa numra, për një kategori që është kategoria më e dhimbshme e shoqërisë, që është kategoria e viktimave të dhunës seksuale. Ku e more shifrën prej 20 mijë? Mos paragjykoni se tani del e njëjta gjë që ka ndodhur me veteranë”.

Kjo deklaratë e ka shtyrë deputeten Osmani ti kundërshtojë fjalët e ministrit të financeve, duke e cilësuar turpëruese dhe fyese objektivizimin e këtyre viktimave të luftës thjesh në një numër. Më poshtë gjendet e plotë replika e saj:

“Të thuash se kur flet për gratë të dhunuara, po paragjykon se ajo listë qenka fryrë sikur te rasti i veteranëve, vërtetë është diçka që duhet ta rimendoni edhe njëherë. A e kuptoni çka thatë. Ju po thoni se një grua vjen dhe lajmërohet se është dhunuar pa qenë fare e dhunuar’’.

Kjo deklaratë ka nxitur kundërshtime dhe kritika dhe nga radhët e shoqërisë civile. Ndër to ka qenë dhe komenti i sociologes dhe njëkohësisht aktiviste për të drejtat e njeriut, Sibel Halimi. Një një shkrim opinionist për të përditshmen kosovare Metro, aktivistja shprehet se identifikimi dhe përqasja ndaj këtyre viktimave mbetet ende problematik për shkak të stigmës që këto viktima kanë në shoqërinë kosovare.Ky lloj diksursi në kuvend e bën akoma më të vështirë përqasjen ndaj problemit. Më posht gjendet një pasazh nga shkrimi kritikues:

‘’Këto gra të dhunuara, nga prizmi i një ekonomisti nuk mund të kundrohen as si numra e as si monedha.Gratë e dhunuara gjatë luftës janë në të njëjtën gjendje si në luftë, përveç se nga dhunimi fizik, ato tashmë dhunohen shpirtërisht nga qasja diskursive e tillë.Z.Hamza, këto gra as të raportojnë nuk arrijnë, sepse në institucionin që merr vendime për jetën tonë nuk ka ndjeshmëri për to. Prandaj, mos keni frikë, se cilido që te jetë numri i konstatuar zyrtarisht, nuk do të rritet. Ato s`kanë fuqi të dalin as përtej shtëpive të tyre, le më të vijnë në kthinat e institucioneve shtetërore për të dëshmuar llahtarinë. Për ta dëshmuar braktisjen nga burrat, mbase jo vetëm të atyre. Edhe të atyre për të cilët të njëjtën ditë diskutuat në Kuvend e që mbajnë epitetin ‘veteranë’. S.H

Çështja e viktimave gjatë luftës të dhunës seksuale nuk hap debate të zjarrta për herë të parë. Jo më larg se viti 2013 një deputet u shpreh se ky kompensim ekonomik bëhet për persona që provojnë se janë viktima të dhunës seksuale nëpërmjet një ekzamini mjekësor.

K.M.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest