Dita e ndërgjegjësimit për komunitetin interseks: Çfarë do të thotë interseks?

Burimi: TwitterBurimi: Twitter

 

Dita e ndërgjegjësimit për personat interseks është 26 Tetori për ti dhënë zë  të drejtatve njerëzore dhe problematikave të personave interseks. Një person interseks është dikush, karakteristikat biologjike dhe seksuale të së cilit nuk përputhen me karakteristikat tipike të meshkujve ose femrave, pasi kanë variacione kromozonale, hormonale dhe gjenitale të ndryshme.

Termi interseks është një term ombrellë për shumëllojshmërinë në kombinimin e tipareve seksuale që në lindje. Në disa raste tiparet e personave interseks janë të dukshme që në lindje, ndërsa në raste të tjera këto tipare nuk shfaqen derisa arrihet puberteti. Disa persona të tjerë interseks kanë variacione të tjera kromozonale të cilat nuk janë të shfaqura dukshëm në fizik.

Shpeshherë fëmijët interseks i nënshtrohen një kirurgjie normalizuese, ku pjesët seksuale të njërit seks eleminohen për të krijuar identitetin seksual vetëm me njërin seks. Kjo lloj ndërhyrjeje performohet pa motiv mjekësor. Dita e ndërgjegjësimit për komunitetin interseks synon të informojë njerëzit se personat interseks nuk kanë nevojë për ndërhyrje ‘’rregulluese’’, duke hapur dialogun rreth interseksualitetit, për të thyer stigmën për ata që janë interseks./k.m/
Burimi: Metro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest