Britania do të aplikojë tarifa shëndetësore për vizitorët e huaj

IF

Burimi: “Pa Images”

Rregulla të reja do të vihen në fuqi ndaj të gjithë entiteteve që ofrojnë shërbimin shëndetësor. Këta të fundit duhet të kontrollojnë nëse pacientët i përmbushin kriteret për të marrë shërbim shëndetësor falas si turist që janë.

Vizitorët e huaj të cilët nuk i përmbushin këto kritere do t’ju duhet të paguajnë për çdo shërbim shëndetësor jo-urgjent sipas rregullave të reja të prezantuara nga Departamenti i shëndetit. Parashikohet që kjo lloj reforme të sjellë 22 bilion paund të ardhura për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Spitaleve do t’ju kërkohet të identifikojnë statusin e klientit, por kjo gjë shihet me skepticizëm nga doktorët që e gjykojnë reformën si të paqartë dhe si burokraci të re në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Qeveria ka përllogaritur se rreth 500 milionë paund mund të fitohen nga vizitorët jashtë shtetas dhe nga përdorimi i shërbimit shëndetësor nga emigrantët çdo vit. Shoqata mjekësore britanike e ka cilësuar këtë reformë si të ekzagjeruar dhe jo të mirëbesueshme.

Ministri i Shëndetësisë Lord O’Shaughnessy shprehet se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është i hapur ndaj të gjithë vizitorëve të huaj në shtetin e tyre për aq kohë sa edhe ata e japin kontributin e tyre financiar.

”Rregullat e normat e reja kërkojnë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar që të kryejë kërkime dhe pastaj të caktoj tarifën e shërbimit shëndetësor për persona që nuk e gëzojnë falas këtë shërbim. Të gjitha paratë e gjeneruara nga kjo reformë do të investohet për të rritur e përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve’’ shprehet ministri.

‘’Ne jemi transparent dhe e kuptojmë se disa grupe më vulnerabël përjashtohen nga kjo tarifë shëndetësore dhe se në rast urgjence ku kërkohet me patjetër trajtimi mjekësor, ai do të jepet’’.

Llojet e shërbimeve që do të përjashtohen nga tarifat janë shpallur nga Sekretari i përgjithshme për shëndetin, Jeremy Hunt dhe përfshijnë kujdesin shëndetësor ndaj lindjes dhe shërbimin emergjent. Tarifat nuk aplikohen kur cënohet interesi publik, si për shembull trajtimi i sëmundjeve infektive.

Ndërkohë grupet vulnerabël si azilant-kërkuesit nuk do të tarifohen. Sipas normave të reja, pacientëve do tju kërkohet vendi ku kanë jetuar gjashtë muajt e fundit dhe nëse kanë qenë jashtë shteti, atyre do t’ju kërkohet të tregojnë evidencë nëse kanë akses ndaj shërbimit shëndetësor falas.

Dr. Chaand Nagpaul, drejtues pranë Shoqatës Britanike Shëndetësore shprehet se është e rëndësishme që pacientët me nevojë emergjente për shërbimin shëndetësor ose ata prej grupeve vulnerabël mos të ndeshin barriera financiare ose burokratike. Ai shprehet ‘’ Gjithsesi propozimet e reja për ndryshim kanë mungesë në qartësimin se si dhe kur vizitorët e huaj do të paguajnë tarifën shëndetësore, që sjell rrezikun e konfuzionit, rrëmujës administrative në Shërbimin shëndetësor kombëtar’’. Javën e kaluar dy ekspertë ligjor u shprehën se normat e reja mund të krijojnë barriera të reja për doktorët që punojnë me orë shtesë dhe nuk ka evidencë nëse kjo lloj reforme do të sjellë kursim parash për qeverinë./k.m/

Burimi: Huffingtonpost

 

 

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest