Nivelet e varfërisë në Shqipëri sipas raportit të Bankës Botërore

logcxv

Raporti “Migration and Mobility” i publikuar nga Banka Botërore tregon se niveli i varfërisë në Shqipëri po ulet, megjithatë ai mbetet i lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike i atribuohet investimeve në projekte të rëndësishme në fushën e energjetikës dhe rritjes së investimeve dhe konsumit privat.

Treguesit e  nivelit të varfërisë sipas BB:

Ndërkohë më shumë se 20 mijë e 300 persona (0.8 % e popullsisë) jetojnë në nivele të varfërisë ekstreme me vetëm 1.9 dollarë në ditë.

6.3% e popullsisë Shqiptare (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë (vlerësim për vitin 2017).

Ndërsa varfëria e moderuar, një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në vendin tonë. Banka Botërore përllogarit se 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona i plotësojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.

Përqindja e popullsisë që jeton me rreth 5 USD në ditë është më e ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë. Ndërsa në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se në Shqipëri me vetëm 0.2% të totalit të popullsisë.

Foto: Treguesit makro të nivelit të varfërisë në Shqipëri

nbmbjmgh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest