Kalifornia është shteti i parë që njeh zyrtarisht gjininë e tretë

GettyImages-657955140-1280x720

 

Kaliforia bëhet shteti i parë që legalizon gjininë e tretë në dokumentat e identifikimit.

Në Maj Senati Shtetëror propozoi projekt-ligjin që lejon identifikimin me gjininë e tretë në dokumente zyrtare si leja e qarkullimit dhe certifikatat e lindjes. Projektigji u nënshkrua të dielën e kaluar nga guvernatori Jerry Brown, duke e zyrtarizuar.

Ligji- i cili nënkupton se përveç F dhe M, kalifornianët do të mund të përdorin shënjuesin‘’X’’ – do të  hyjë  në fuqi në 2019. Përpara se ky ligj të kalonte, kalifornianët mund të ndryshonin gjininë në dokumentet e tyre vetëm duke i dorëzuar autoriteteve përkatëse një deklaratë të shkruar nga doktori, me nënshkrimin se e kanë marrë trajtimin mjekësor.

Ligi i njohjes së identitetit gjinor iu jep mundësi personave të zgjedhin identitetin e tyre gjinor pa burokracitë e mëparshme të referencës mjekësore. Senatori Demokrat Scott Wiener, i cili është bashkë-autor i projektligjit, e përgëzoi miratimin e tij duke treguar rezerva për administratën e Donald Trump.

‘’Me kalimin e një ligji të tillë, shteti kalifornian vijon përpjekjet për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, edhe pse disa pushtetarë në Washington cënojnë të drejtat e personave LGBT,’’ shprehet ai. Senatori demokrat thelloi më tej deklaratën e tij duke shtuar: ‘’Shoqëria ushtron presion mbi qytetarët duke i ndarë në kategori sipas identitetit gjinor. Me anën e këtij projektligji njerëz nga identitete gjinore të ndryshme lejohen të jenë autentik’’./k.m/

Burimi: Pink News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest