A duhen pranuar personat queer apo duhet terapia konvertuese? Debati i zjarrtë në BBC

Burimi: iStockphotoBurimi: iStockphoto

 

 

A duhen pranuar personat queer apo jo? Kjo është pyetja që moderatori i emisionit radiofonik në BBC shtroi në emisionin e mëngjesit. Tema u thellua më tej duke sugjeruar për terapinë konvertuese dhe shëruese kundër homoseksualitetit. Një bashkëbisedim online në rrjetin social Twitter solli një valë komentesh që e dënonin debatin në fjalë pasi sipas komentuesve kjo sillte legjitimimin e terapisë anti-gej.

‘’A duhet dënuar tortura psikologjike? A duhet lejuar ekzistenca e personave queer apo shoqëria ku jetojmë duhet të na turpërojë, toruroj, mohojë e të na trajtojë në mënyrë çnjerëzore pasi ne s’jemi heteroseksual?” shprehet dikush nga komentuesit e emisionit.

Gjatë emisionit dikush i kontaktoi duke iu thënë se vite më parë e kishte ndjekur një terapi të tillë konvertuese dhe vazhdimisht i thuhej si të ushqehej, si të ecte, si të fliste, si të vishej… madje edhe si të merrte frymë. Personi në fjalë, i cili vendosi të ruante anonimitetin, kishte gjatë kësaj terapie elektroshok çdo javë, ngacmime dhe abuzim fizik. Ai e mbyll rrëfimin e tij me fjalinë ‘’ Shumë të mbijetuar nga kjo lloj terapie kanë një gjendje të rënduar psikologjike, disa abuzojnë me medikamente, disa tentojnë vetëvrasjen kurse disa të tjerë më të pakët në numër arrijnë ‘’të konvertohen’’.

Fakti se kjo lloj terapie është ende legale në Angli është shokuese për shumë persona. Debati në BBC mori kritika të shumta nga shumë ndjekës, të cilët e krahasuan me debatet e hershme klasike ‘’ A ekzistojnë personat gej apo jo?’’. Të njëjtin debat po e zhvillojmë për të drejtat e personave trans dhe queer, edhe pse nuk supozohet që kjo të ndodhi. Idetiteti gjinor dhe orientimi seksual duhet të jenë më se të legjitimuara dhe jo të kthehet në diskutim paneli, mbase për qëllimin oportunist për një audimat më të lart.

Ky emision mund të ishte strukturuar ndryshe, me më shumë respekt dhe dinjitet ndaj komunitetit në fjalë. Mënyra të tjera më kreative për ta trajtuar është ekspozimi i historive personale, që shpeshherë nuk marin hapësirën e duhur mediatike.

Stafi i emisionit ka kërkuar falje në rrjetin social Twitter për debatin. Por këto ndjesa publike janë të kota teksa shikon dëmin e shkaktuar. Ky komunitet u kategorizua në qytetarë të dorës së dytë./k.m/

Burimi: The Independent

 

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest