”Të dërgohen në karantinë personat e infektuar me HIV” sugjeron deputetja republikane

Burimi: TwitterBurimi: Twitter

 

Deklarata shokuese vjen prej republikanes Betty Price, një zyrtare në Shtëpinë e Përfaqësuesve në Georgia të SHBA. Republikania po fliste gjatë një takimi të komitetit, ku po diskutohej mes ekpertëve për mënyrën se si duhet të trajtohet epidemia në rritje e HIV në vend.

Duke iu drejtuar drejtorit të Departamentit të Georgia për Shëndetin Publik në sektorin e Epidemologjisë, republikania shtroi kërkesën nëse mund të legalizohej mbajtja në karantinë të personave të diagnostikuar me HIV.

Ajo u shpreh: ‘’Mendimet e mia shkojnë ndonjëherë në drejtime të çuditshme, por ja që e thashë fjalën karantinë. Çfarë kemi në gjendje të bëjmë në rrugë ligjore? Duhet të dimë cili është interesi publik në ndalimin e përhapjes me qenë se paratë publike po shpenzohen në trajtimin e kësaj çështjeje… Çfarë këshilloni ju?’’ A ka ndonjë mënyrë se si në rrugë ligjore të frenojmë këtë epidemi?”

Ligjvënësja republikane e cila është dhe një doktoreshë e kualifikuar, shtoi më tej: ‘’Më duket se numri i mbartësve dhe të sëmurëve është shumë i lartë- potencial për të përhapur sëmundjen’’.

Sigurisht janë shumë masa që mund të ndërmerren për të trajtuar epideminë e HIV – invstimi në testimin e këtij virusi si dhe iniciativa në shëndetin publik, implemetimin e edukimit seksual në kurrikulume për tiu mësuar gjeneratave rreth seksit të sigurtë me masa mbrojtjeje.

Më shokuese se vetë epidemia në rritje është sugjerimi që vjen nga një doktoreshë, që propozon izolomin e të infektuarve me HIV, gjë që përbën një akt ilegal./k.m/

Burimi: Pink News

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest