Të qenurit ”queer” në një shtet homofobik si Rusia

Burimi: InstagramBurimi: Instagram

 

Një dokumentar i shkurtër prodhuar nga revista ‘’Dazed and confused’’ depërton në jetët e tre djemve të rinj rus që flasin mbi eksplorimin e feminitetit në rutinën e tyre të përditshme.

Ky dokumentar është pjesë e ciklit të historive personale nën titullin Rinia revolucionare e Rusisë. Të nxitur nga përdorimi i rrjeteve sociale me një qëndrim kundërshtues ndaj regjimit autoritar në vendin e tyre, ata tregojnë për vështirësitë e të qenurit queer në një shtet si Rusia.

‘’Unë mbaj me vete spërkatës lotsjellës për arsye vetëmbrojtjeje’’ shprehet 20 vjeçari Andrey Petrov. ‘’ Të gjithë miqt e mi e mbajnë një të tillë, edhe plot mjete të tjera të ftohta. Madje ka lindur nevoja ti përdorim ato’’. Andrey është një i ri nga Rusia, i apasionuar pas artit me makeup, i identifikuar me identitetin gjinor queer dhe tashmë me llogarinë e tij personale në Instagram, ku gëzon ndjekës nga e gjithë bota.

‘’Të qenurit queer në një vend si Rusia nuk është aspak e thjeshtë’’, shpjegojnë të rinjt gjatë dokumentarit. Në një vend ku qeveria i lufton në mënyrë agresive të drejtat e komunitetit LGBT, e përditshmja kthehet në luftë për mbijetesë. Për rikujtesë: 20 aktivistë u arrestuan në Shën Petërsburg për lobimin e tyre kundër arrestimit dhe persekutimit të gejve në Çeçeni.

Liria për të shprehur publikisht vetveten mund të jetë e vështirë në Moskë – përdorimi i makeup shihet si akt zhburrërues dhe lidhet me homoseksualitetin – historitë që këta të rinj tregojnë janë të sinqerta dhe tregojnë për një guxim të madh.

This slideshow requires JavaScript.

Pavarësisht vullnetit të shtetit për tia vështirësuar jetën personave LGBT në Rusi, regjisori Turkina Faso beson se pranimi karshi komunitetit po rritet dhe disa qëndrime homofobike po ndryshojnë. Ai shprehet më tej ‘’ Besoj se këta djem të rinj tregojnë guxim të madh kur dalin në rrugë me pamjen e tyre feminine ose të veshur si vajza por fakti që Duma vë buzëkuq në zyrën e tij dhe kolegët nuk thonë asgjë, madje e pëlqejnë të bën të ndihesh optimist. Andrey, një djalë tjetër blen vazhdimisht produkte kozmetike për makeup. Të afërmit e tij e kanë pranuar këtë fakt edhe pse në fillim ngurronin’’.

‘’Rusia do të ndryshojë e të kthehet në një shtet më të hapur. Kërkon kohë, sigurisht. Unë e dashuroj vendin dhe kulturën tonë, miqtë e mi janë të mrekullueshëm, shumë njerëz janë mendjehapur. Besoj se numri i personave si ne do të rritet, do ta ndryshojë realitetin’’ shprehet një i ri queer nga dokumentari./k.m/

Burimi: Dazed and Confused

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest