Maltë: Atentat me bombë blogeres që lidhi kryeministrin me skandalin “Panama Papers”

40977612_303

Caruana Galizia, gazetarja investigative që e lidhi kryeministrin e Maltës me skandalin e “Panama Papers”, ka humbur jetën nga një atentat me bombë në veturën e saj.

53 vjeçarja ka qenë një kritike e ashpër e qeverisë, duke ndikuar në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme në Maltë, pas publikimit të lidhjeve të kryeministrit Joseph Muscat me skandalin “Panama Papers”.  Ajo shkruante në një blog të njohur, i cili publikonte artikuj investigativë që nxirrnin në pah korrupsionin, duke përshirë edhe nivelet e larta.

Televizionet lokale raportuan se Caruana Galizia, e cila kishte nxjerrë në pah lidhje midis Maltës dhe informacioneve që ndodhen në të ashtuquajturat “Panama Papers” kishte bërë një kallëzim në polici më herët këtë muaj, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.

Në e saj të fundit në blogun, “Running Commentary”i cili u ngarkua të hënën vetëm 30 minuta para shpërthimit, Caruana Galizia akuzonte ligjvënësit e opozitës duke e cilësuar situatën e tanishme politike si “të dëshpëruar”.

Gazeta amerikane Politico në vitin 2017 e quajti Caruana Galizia si një nga 28 personat që po “formësojnë, trondisin dhe po vë në lëvizje” Evropën.

Djali i gazetares së vrarë denoncon atë që e quan “mafia shtetërore”: 

“Nëna ime u vra sepse qëndroi mes me ligjin dhe jo me ata që kërkonin ta shkelnin atë. Kur institucionet e shtetit janë të paaftë, personi i fundit që mbetet në këmbë është shpesh një gazetar”, tha për CNN Matheu, djali gazetares, i cili kishte qenë shumë pranë shpërthimit.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest