Producenti Harvey Weinstein, ja aktoret që e akuzojnë për dhunë seksuale

Burimi: Associated pressBurimi: Associated press

 

Një numër në rritje aktoresh e kanë akuzuar producentin hollivudian për ngacmime të natyrës seksuale përmes një shkrimi investigativ.

Më poshtë gjendet një listë e gjatë emrash të aktoreve që e akuzojnë producentin për ngacmime seksuale gjatë periudhës kur ato do të kontraktoheshin për filma.

Aktorja italiane Asia Argento pohon se Weinstein e përdhunoi atë kur ajo ishte vetëm 21 vjeç. Ajo shprehet se ishte ftuar në një party në Festivalin e Kanës, por në një moment kishte mbetur vetëm me regjisorin. Gjatë këtij moment ai kishte përfituar nga aktorja duke e abuzuar atë seksualisht.

Aktorja britanike Lysete Anthony rrëfen se është përdhunuar nga Weinstein në shtëpinë e saj në Londër në vitet 1980. Anthony ka dhënë më përpara një intervistë për gjigandin mediatik Sunday Times ku përshkruan sulmin që e ka lënë atë të neveritur e turpëruar.

Lista e aktoreve të abuzuara seksualisht, të cilave iu është kërkuar favore seksuale nga producenti Weinstein, mbetet e gjatë. Në të përshihen emra të njohur si : Lucia Evans, Gwyneth Paltrow, Rose McGowan etj. Të gjitha flasin hapur për ngacmime dhe abuzime seksuale nga producenti hollivudian.

Midis shumë rrëfimesh është dhe ai i aktores së mirënjohur Angelina Jolie. Gjatë xhirimeve të filmit ‘’Playing by heart’’ në vitet 1990, Angelina e gjeti veten ngushtë në një takim privat me producentin. Në këtë takim ai tentonte vazhdimisht kundrejt aktores, tentativa që kjo e fundit i refuzonte.”Kam pasur një eksperiencë shumë të keqe me këtë producent ndaj vendosa mos të bashkëpunoj me të, si edhe kam paralajmëruar plot vajza të tjera ti rrijnë larg’’ shprehet ajo në një intervistë.

Aktorja franceze Léa Seydoux, fituese e çmimit të Palmës së Artë në festivalin e Kanës për filmin “Blue is the warmest color’’ shprehet ekskluzivisht për The Guardian se Weinstein e ndoqi atë pas një sfilate mode ku të dy ata ishin të ftuar dhe u përpoq ta puthte me zor.  ”Më duhet ta mbroja veten. Ai është i shëndoshë dhe i madh, kështu që duhet ti bëja një rezistencë të fuqishme’’ shprehet aktorja franceze.

Aktorja dhe supermodelja Cara Delevingne ka qenë një ndër më të fundit që ka folur haptazi për abuzmin seksual nga producenti, në një moment kur ajo po hidhte hapat e parë në botën e aktrimit. Në një takim midis të dyve producenti i kishte kërkuar aktores të puthej me një vajzë tjetër në sytë e tij. Aktorja Delevingne ka dalur hapur si biseksuale dhe ka qenë në një raport intim dhe me emra të njohur vajzash të showbizit si Michelle Rodriguez. Aktorja shprehet se producenti ka bërë komente homofobike ndaj saj duke i treguar se aktoret lezbike nuk gjejnë kollaj role në industrinë e filmave.

Kompania e produksioneve dhe filmave që mban dhe emrin e vetë producentit ka lajmëruar përmes një deklarate për shtyp largimin nga puna të bashkëthemeluesit të saj të dielën, pas raportimit investigativ nga New York Times për abuzime seksuale nga ana e producentit me një listë të gjatë aktoresh ”me emër” në industrinë e filmave.

Burimi: The New York Times

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest