Lëvizja Për Universitetin: “Reforma shkatërrimtare për arsimin e lartë”

22459375_1466305993407380_4813207190730352903_o

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kanë shpalosur këtë banderolë sot pranë universitetit Politeknik të Tiranës, në ditën e nisjes së vitit të ri akademik.

“Qeveria dhe privatët që, pasi e hartuan dhe miratuan reformën shkatërrimtare për arsimin e lartë e veçanërisht universitetin publik, tani po e shtyjnë me të gjitha forcat drejt tij”, thuhet në reagimin e publikuar nga aktivistët.

Video: Aktivistët shpalosin banderolën (Burimi: Për Universitetin “Facebook”)

 

Aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin kanë ngritur disa tryeza informuese për studentët në disa fakultete, për të biseduar me studentët e për t’i ftuar ata të bëhen pjesë e kësaj lëvizje.

“Sot aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin dolën në shumë fakultete për të folur dhe takuar studentë, jo për të shuar entuziazmin e ditës së parë, por për ta kanalizuar atë drejt përpjekjes së përbashkët për të parandaluar efektet shkatërrimtare të reformës në arsimin e lartë, deri në arritjen e qëllimit final për arsim publik falas”, thuhet më tej në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest