Në të gjithë globin vajzat luftojnë për të drejtat e tyre bazike

Foto: TwitterFoto: Twitter

 

Martesa që në djep me mblesëri si edhe edukimi i kufizuar përbëjnë disa prej barrierave kryesore.

Kjo u shpreh në një prej mbledhjeve të Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për kujdesin ndaj vajzave. Me miliona vajza në gjithë rruzullin tokësor martohen që në djep nëpërmjet traditës së mblesërisë. Progresi global nga ana e qeverive për të ndaluar martesën në djep dhe sigurimin e aksesit në edukim, së paku për edukimin bazik, përbën një progres të avashtë dhe jo efektiv.

Fenomeni i martesës së vajzave me imponim nga prindërit dhe pa miratimin e vajzës duket se ndodh në çdo rajon të botës: çdo vit 15 milionë vajza martohen përpara moshës 18 vjeçare, shumë prej tyre heqin dorë nga edukimi si pasojë e varfërisë.

”Martesa që në vajzëri të hershme i rëndon jetët e këtyre vajzave, duke pëfshirë këtu heqjen e të drejtës për shkollim,’’ u shpreh Liesl Gerntholtz, drejtoreshë në hartimin e politikave për të drejtat e vajzave pranë Human Rights Watch (HRW) . ‘’Nëse qeveritë nuk nisin të veprojnë në mënyrë më të vendosur, atëhere numri i vajzave të martuara që në vegjëli vetëm do të rritet, duke i mbajtur këto vajza dhe vendet nga ato vijnë mbrapa progresit për një demokraci më të shëndoshë’’.

Mungesa e aksesit në edukim është njëkohësisht shkaku por edhe pasoja e martesës që në vegjëli të vajzave. Në botë 32 milionë vajza nga shkolla fillore dhe 29 milionë vajza nga shkollat e mesme mbeten jashtë instucioneve të shkollës, dhe kjo sjell që 2/3 e analfabetëve adult ti përkasin gjinisë femërore. Vajzat që mbeten të pashkolluara i ekspozohen një risku më të madh të martesës së imponuar.

Të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë ndërmarrë iniciativën që sipas Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB / UN Sustainable Development Goals të garantojë barazinë gjinore dhe eleminimin e fenomenit social të martesës me mblesëri, si edhe sigurimin e aksesit universal ndaj edukimit para-universitar për të gjithë individët, një plan ky që duhet përmbushur para 2030.

Qeveritë duhet të përshtasin dhe detyrojnë ligje që e përcaktojnë moshën 18 vjeçare si moshën minimale për martesë për djemtë e vajzat, thuhet ne një raport të HRW. Qeveritë duhet gjithashtu të miratojnë ligje që sigurojnë miratimin dhe pëlqimin e plotë të të dyja palëve dhe sigurimin e sanksioneve ndaj dhunës dhe ngacmimit për të imponuar njerëzit ndaj një martese./k.m/

Burimi: Human Rights Watch

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest