Diandra Forrest-modelja e parë me albinizëm që nis fushatën e saj promovuese

Foto nga fushata ''People with albinism''Foto nga fushata ''People with albinism''

Modelja Diandra Forrest, e cila është shfaqur dhe në videoklipin ‘’Pretty Hurts’’ e këngëtares Beyonce, tashmë është pjesë e kopertinës së revistës Ebony për projektin e saj më të fundit.

Ajo me këtë projekt ka hyrë në histori si modelja e parë me albinizëm që drejton një projekt të sajin promocional.

‘’Në fillimet e mia të modelingut gjithmonë më thuhej se nuk isha e përshtatshme si modele komerciale, pra për të promovuar produktet. Më thuhej se vetëm për disa foto sesione mund të rezervohesha. Me kalimin e kohës arrita të kontraktohem nga shumë kompani kozmetike. Por tani që mu dha mundësia të nis fushatën time vetjake të promovimit jam e surprizuar vërtet’’.

Modelja shpjegon më tej standartet e bukurisë që ende dominojnë sipas saj industrinë e modelingut dhe reklamave:

‘’Albinizmi është thjesht një gjendje shëndetësore, nuk përbën diçka përcaktuese për individin. Mendoj se gjëja e parë që shohim tek një person është pamja e jashtme. Meqenëse albinzimi shpesh keqinterpretohet, shihet si diçka e çuditshme”.

E rëndësishme është që të shihet bukuria përtej asaj çfarë nuk e kuptojmë. Shpresoj që njerëzit ta shohin bukurinë tek çdo individ, pavarësisht ngjyrës apo kushteve shëndetësore. Bukuria është përtej sipërfaqësores së fasadës. Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe kjo është e bukura’’./k.m/

Burimi: Revista AOL

 

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest