Zhvillohet pa incidente Parada e Krenarisë në Kosovë

Foto nga Meddy HudutiFoto nga Meddy Huduti

 

Me qindra aktivistë të komunitetit LGBTI si edhe pjesëmarrës nga shoqëria civile u bënë bashkë në paradën e Kosovës të zhvilluar në datën 10 tetor në Prishtinë.

Risia e këtij viti ishte organizimi i Javës së Krenarisë ku u përfshinë aktivitete vetëdijësuese rreth problematikave që komuniteti has në përditshmërinë e tij në shtetin kosovar si edhe vështirësitë nga ana e aktivistëve në organizimin e Paradës së Krenarisë.

Paradës iu bashkuan edhe diplomatë perëndimorë si edhe figura politike të vendit. Presidenti Hashim Thaçi bëri një dalje të shkurtër në fillim të paradës:

‘’Jam këtu për të shprehur përkrahjen e mbështetjen institucionale për komunitetin LGBTIQ dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta’’ shprehet presidenti Thaçi.

Lendi Mustafa, një prej organizatorëve të paradës si edhe një ndër personat e parë publik nga komuniteti LGBT shpreh përshtypjet e tij  personale pas paradës për Historia ime:

‘’Sot u mbajt parada e parë në Kosovë, është një moment i madh për krejt ne, pasi është diçka që kemi punu gjatë për të, si edhe një moment i madh për krejt komunitetin’’.

Parada u mbarëvajt pa incidente deri në përfundimin e saj në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’/k.m/

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest