Reklama raciste e kompanisë ‘Dove’

2559

Reklama e fundit e markës “Dove”  tregon një grua me ngjyrë që heq bluzën e saj për të zbuluar një grua të bardhë nën të, duke supozuar se kjo ndodhi pas përdorimit të shampos “Dove”. Kjo reklamë e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur debat dhe është akuzuar për racizëm. Rreth 3,000 komente në postimin e reklamës ishin negative dhe shumë prej tyre kërkonin bojkot të produkteve “Dove”.

Kompania ka kërkuar falje pas publikimit të reklamës duke thënë se ndien keqardhje për atë që ka shkaktuar. “Kjo nuk e përfaqësonte diversitetin e bukurisë së vërtetë që Dove është në themel të besimeve të kompanisë dhe nuk duhet të kishte ndodhur… Ne kemi hequr postimin dhe kërkojmë ndjesë thellësisht për ofendimin që ka shkaktuar”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e kompanisë.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe vet modelja me ngjyrë që ka qenë pjesë e reklamës, Lola Ogunyemi. Ajo ka thënë në një postim se nuk është “viktimë e heshtur” e një fushate të keqkuptuar bukurie “Po të kishte edhe prirjen më të vogël për të më portretizuar si inferiore un e para do t’i thosha JO… por ajo që shoh është se fotot e shkëputura nga reklama që qarkullojnë në internet janë keqkuptuar, duke pasur parasysh edhe faktin se Dove është përballur edhe më parë me një reagim të tillë”.

Ishin të shumta dhe komentet që theksuan se kjo nuk ishte hera e parë që kompania akuzohet për racizëm. Në vitin 2011, një tjetër reklamë për shampo trupi e kompanisë tregonte kalimin e një gruaje me ngjyrë në një grua të bardh pas përdorimit të shampos. /m.g/

dove

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest