Policia indoneziane po bastis komunitetin LGBT

Foto: Andreas Fitri Atmoko/AntaraFoto: Andreas Fitri Atmoko/Antara

 

Policia indoneziane në Xhakarta ka bastisur ambjentet e një saune me djem gej të premten e kaluar, duke arrestuar 51 persona.  Është një ndër aksionet e shumta që kanë ndodhur në vend ku targetohen lezbiket, gejtë, biseksualët dhe transgjinorët , pra personat LGBT në vend.

Shumica e të arrestuarve u liruan të shtunën, por policia i ka mbajtur nën arrest pesë punonjës të saunës – katër burra dhe një grua – të cilëve iu ngarkua akuza e thyerjes së Ligjit të Pornografisë.

Ky ligj ndalon aktivitete si festa private me orgji, përdorimi i pornografisë dhe aktivitete seksuale ‘’devijante’’, dhe kjo e fundit përfshin akte seksuale me kufoma, zofili ose marrëdhënie seksuale me kafshë, seksi oral, seksi anal, seksi midis lezbikesh dhe homoseksualësh.

Kjo mësymje nga ana e policisë përbën të pestën në llojin e saj për vitin 2017 mbi personat LGBT në ambjente private. Në 28 mars persona të paidentifikuar u futën dhunshëm në një apartament në provincën Aceh dhe i dërguan në rajon dy djem 20 vjeçar për marrëdhënie seksuale brenda së njëjtës gjini.

Dy muaj më vonë autoritetet rrahën publikisht me kamzhik dy djem të rinj. Në 30 prill policia hyri dhunshëm në një takim miqësor të disa djemve gej dhe biseksual në Surabaya, duke arrestuar 14 prej tyre, dhe i nënshtroi ata drejt një ekzaminimi mjekësor kundër HIV , pa miratimin e tyre.Në 8 qershor policia në Medan arrestoi pesë vajza, të perceptuara prej tyre si lezbike dhe urdhëroi prindërit e tyre të survejoheshin prej tyre.

Incidente anti-LGBT përqark Indonezisë janë rritur ndjeshëm që prej Janarit të 2016, kjo si pasojë dhe e retorikës homofobike nga ana e zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve në vend. Në tetor të 2016 presidenti Joko Jokowi Widodo theu heshtjen dhe u shpreh se të drejtat e komunitetit LGBT në vend duhet të mbrohen më shumë se kurrë. Ai deklaroi se policia duhet të ndërmarrë aksione kundër grupimeve të fanatikëve ose individëve që duan të dhunojnë të drejtat e komunitetit LGBT.

Në shtator në Indonezi u bë e ditur në një komunikatë për shtyp gjatë Këshillit për të drejtat njerëzore nga Kombet e Bashkuara, ku u tha se qeveria duhet të ndërmarrë aksione të mirëfillta për të siguruar një mjedis më gjithëpërfshirës për të gjithë aktivistët e të drejtave njerëzore, duke përfshirë këtu aktivistët për LGBT, garantimin e lirisë së shprehjes etj.

Por pavarësisht këtyre premtimeve nga liderët politikë indonezian, asnjë iniciativë nuk është ndërmarrë. Dhe mesa duket në një mjedis ku mosndëshkueshmëria për abuzimet ndaj komunitetit LGBT është e madhe, policia e ka kuptuar se Ligji i pornografisë që në thelb mbetet diskriminues mund të përdoret për të targetuar këtë komunitet vulnerabël në një vend si Indonezia./k.m/

Burimi: Human Rights Watch

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest