Thirrje për internship, Civil Rights Defenders

crd

Pozicioni: Praktikant/e (Intern)

Vendndodhja: Tiranë

Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj

Civil Rights Defenders, një OJF suedeze me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të dy vullnetarë/e praktikant/e në zyrë për të filluar në tetor.

Praktikantët duhet të tregojnë interes për të drejtat e njeriut
Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çështje të të drejtave të njeriut do të konsiderohet si shtesë do të ishte e dobishme.

Detyrat e praktikantit/es (Intern)

  • Të hulumtojë dhe të raportojë çështje dhe monitorojë aktualitetin e të drejtave të njeriut në Shqipëri
  • Të ndihmojë për të organizuar një shkollë të të drejtave të njeriut për aktivistët e të drejtave të njeriut
  • Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri
  • Të ndihmojë në planifikim dhe të organizojë veprimtari dhe evente
  • Të afrojë mbështetje administrative për stafin e Programit.

Aftësitë dhe përvoja e nevojshme:

  • Aftësi dhe përvojë në kërkim
  • Aftësi në të shkruar
  • Aftësi organizative dhe administrative
  • Nivel mirë i gjuhës angleze
  • Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
  • Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të përmbushur afatet

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të mire
  • Një mjedis miqësor dhe mësimor pune
  • Pjesëmarrje në konferenca, ngjarje dhe evente në Shqipërisë dhe në rajon
  • Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë

Si të aplikoni:

 Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) me e-mail në vëmendje të andrew.parrywilliams@civilrightsdefenders.org

 Letra e motivimit duhet të mbulojë:

  • Interesi dhe përvoja juaj në të drejtat e njeriut
  • Qëllimet dhe pritjet juaj për praktikën
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest