Mosrespektimi i kuotave gjinore: Partitë politike gjobiten nga KQZ

parlamenti_shqiptar_i_miratoi_

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të gjobisi Partinë Demokratike të Shqipërisë pasi kjo e fundit nuk i ka respektuar kuotat gjinore në zgjedhjet e përgjithshme 2017. Ky mosrespektim pasqyrohet në mosvendosjen e grave kandidate në listat zgjedhore për 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por kur janë implementuar përherë të parë kuotat gjinore në zgjedhje politike në Shqipëri? Për herë të parë ato u vendosën në vitin 2008 në ndryshimet e Kodit Zgjedhor si një marrëveshje midis kryetarëve tw dy partive të madha,  Edi Rama dhe Sali Berisha. Në fillim kuotat gjinore nënkuptonin që listat e kandidatëve politikë të kishin 30% gra. Por ky kuotim gjinor linte hapësirë për manovra politike, si përshembull propozimi i kandidateve gra në poste humbëse. Zgjedhjet e vitit 2009 sollën rezultatin jo premtues të 16% të grave në Parlament.

Kështu që partitë politike ranë dakord në ashpërsimin e gjobave për shkeljet në zbatimin e kuotave gjinore. Në zgjedhjet e vitit 2013 u konstatuan 22 raste shkeljeje nga KQZ e cila vendosi masa gjobitëse. Duket se këto masa nuk i vetëdijësuan partitë politike as në zgjedhjet e vitit 2017.

Nuk ishte vetëm Partia Demokratike që nuk i zbatoi kuotat gjinore në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Partia Socialiste u gjobit nga KQZ për shkeljen e kuotave gjinore në qarkun e Beratit. Ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim u gjobit për shkeljen e kuotave gjinore në krah të kundërt në qarkun e Tiranës. Kjo gjobë u vendos pasi partia në fjalë kishte vendosur rresht tre kandidate gra në tre vendet e para të qarkut Tiranë . Ndërkohë në pikën 6 të nenit 67 tre emrat e parë të kandidadëve në listat zgjedhore duhet të përmbajnë nga një kandidat për secilën gjini./k.m/

Burimi: Reporter.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest