Egjipti ndalon median të përmendi rastet e ”spastrimit” homofobik

Foto nga Ed GilesFoto nga Ed Giles

 

Mediet në Egjipt e kanë të ndaluar përmendjen e komunitetit të gejve teksa përndjekje e tyre vazhdon, thuhet në një komunikatë zyrtare ku homoseksualiteti cilësohet si sëmundje.

Masa shtypëse kanë nisur në Egjipt muajin e kaluar kur një flamur shumëngjyrësh, simbolik i komunitetit LGBT u valëvit në një koncert të një bande muzikore, ku vokalisti është gej.

Që prej koncertit autoritetet egjiptjane nisën një mësymje ndaj komunitetit LGBT në vend, duke u futur dhunshëm në shtëpi dhe duke arrestuar më shumë se 60 persona, sipas disa burimeve.

Më shokuese paraqitet ultimatumi që iu është vendosur medieve për raportimin e çështjes, duke imituar disi praktikën ruse e cila ndalon përmendjen e personave LGBT në television, film, radio, media online dhe në median e printuar.

Këshilli i lartë për rregullatorin e medias e mori çështjen në dorë duke u shprehur se e ndalon vizibilitetin e homoseksualëve në media pasi homoseksualiteti përbën sëmundje…Homoseksualiteti është sëmundje dhe turpërim kështu që më mirë të fshihet nga opinion publik dhe mos të promovohet derisa të trajtohet nga ana mjekësore. Kjo bëhet për arsyen se duhet ruajtur rendi publik dhe në respektimin e vlerave dhe parimeve për shoqërinë ”e shëndoshë” nga ana morale. Promovimi i këtyre sloganeve është korruptim i shoqërisë dhe duhet ndaluar. /k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest