E lodhur nga batutat seksiste në rrugë, kjo vajzë nisi një eksperiment social

eskperimenti

Shpesh vajzat në rrugë ballafaqohen me fraza seksiste . Një studente 20 vjeçare nga Amsterdami Noa Jansma, ishte shumë e irrituar nga batutat me natyrë seksiste që merrte çdo ditë kështu që ajo vendosi të bënte diçka shumë të pazakontë. Përgjatë muajit Shtator, ajo realizoi foto selfie me çdo person që e ngacmonte rrugës dhe më pas i hodhi në INSTAGRAM, duke i bashkangjitur në diçiturë fjalët e abuzuesve verbal.

Po ç’tregojnë fotot? Duke ballafaquar fjalët e ngacmuesve dhe buzëqeshjet e tyre tinëzare në fytyrë me shprehinë e lodhur dhe të irrituar të studentes 20 vjeçare, Jansma dëshiron ti tregoj të gjithëve se sa shpesh përballet ajo dhe shumë vajza të tjera me gjuhën seksiste  në rrugë. Në mënyrën e saj origjinale duke i dokumentuar këto ndodhi, ajo i tregon të gjithëve se sa e vështirë është të ruash toruan kur kjo situatë bëhet e përditshme. Edhe pse ky eksperiment social ka përfunduar, studentja ka inicuar një profil në Instagram @dearcatcallers me synimin e krijimit të një rrjeti global për vajzat që marrin ngacmime nga djemtë.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, të ngacmuarit me fraza seksiste në rrugë do të përbëjë kundra-vajtje ligjore në shtetin holandez, dhe dhunuesit do të marrin sanksione që kapin shifrën 190 euro ($220).Nëse ky projekt do të ndërmerret nga shtete të tjera mbase ky sanksionim do të adaptohet nga vende të tjera. Më poshtë paraqiten disa prej këtyre fotove. /k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest