SHBA nuk voton kundër dënimit me vdekje për homoseksualët

Foto: TwitterFoto: Twitter

 

SHBA është një prej 13 shteteve që ka votuar kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara që hedh poshtë dënimin me vdekje për homoseksualët.

Edhe pse votimi u mbyll, Amerika iu bashkua shteteve si Kina, Iraku dhe Arabia Saudite në kundërshtimin e rezolutës.

Ky propozim nga Kombet e Bashkuara shënon herën e parë që Këshilli i të drejtave njerëzore kundërshton dënimin me vdekje për personat gej.

Këshilli i të drejtave njerëzore nëpërmjet kësaj rezolute kundërshton imponimin e dënimit me vdekje si sanksion për akte të tilla si blasfemia, heqja dorë nga bindjet fetare dhe raportet seksuale brenda së njëjtës gjini.

Nga 47 vendet pjesëmarrëse në Këshillin e të drejtave njerëzore, 27 votuan në favor kurse 13 kundër.  SHBA mbështeti dy amendamente të propozuar nga Rusia, që e cilësonin dënimin me vdekje jo detyrimisht si dhunim të të drejtave njerëzore dhe nuk e shihnin si formë torture.

SHBA abstenoi amendamentin e propozuar nga Arabia Saudite për sovranitetin e të gjitha shteteve të cilat mund të zhvillojnë ligjet e veta dhe penalitetet në sovranitet të plotë.

Shoqata ndërkombëtare për lezbike, gej, biseksuale, trans dhe interseks (ILGA) i cilësoi këto amendime një përpjekje për të dobësuar impaktin progresiv.

Momentalisht janë 6 shtete ku dënimi me vdekje përdoret për njerëzit në marrëdhënie brenda së njëjtës gjini: Iran, Arabia Saudite, Jemen, Nigeria dhe Somalia. Ky numër shkon në 8 nëse marrim në konsideratë territoret e pushtuara nga Isis: Irak dhe Siri.

Bëhet fjalë dhe për 5 shtete të tjera ku teknikisht dënimi me vdekje lejohet, por në jetën reale nuk aplikohet.

Renato Sabbadini, drejtor ekzekutiv i ILGA u shpreh: ”Është e pakonceptueshme të mendosh se ekzitojnë me qindra milionë persona që jetojnë në shtete ku dikush mund të ekzekutohet për faktin e thjeshtë se dashurojnë dikë të seksit të njëjtë’’.

‘’Ky është një moment historik ku komuniteti ndërkombëtar ka theksuar publikisht se këto ligje çnjerëzore duhet të fshihen’’

Departamenti i SHBA është thirrur për komente rreth këtyre punimeve të Këshillit./k.m/

Burimi: The Indipendent

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest