#HerNetHerRights – konferenca online për dhunën kibernetike ndaj grave

Burimi: European Women's LobbyBurimi: European Women's Lobby

 

#HerNetHerRights është një projekt i organizatës ombrellë për feminizmin European Women’s Lobby që analizon situatën aktuale të dhunës online kundër grave dhe vajzave në Evropë. E konceptuar në formën e një konference online, ajo synon të vijë me zgjidhje dhe rekomandime për të luftuar dhunën online ndaj grave dhe të krijojë një mjedis kibernetik më të sigurtë, më gjithëpërfshirës për të gjitha gratë dhe vajzat.

I financuar nga Google, projekti analizon prej muajsh realitetin online ku dhuna kundër grave dhe vajzave prevalon. Ky dokumentim ka nisur që në qershor të këtij viti dhe janë ndërtuar raporte nëpërmjet punës së këtij forumi të grave europiane me aktorë të tjerë si organizatat për të drejtat e grave në Evropë. Ky dokumentim do të finalizohet me konferencën që do të mbahet së shpejti dhe një broshurë ku shpalosen të drejtat për privatësinë online dhe strategji se si mund të luftohet dhunuesi online.

Në 13 tetor 2017 dhe në përputhje me ‘’Javën europiane të aksionit për gratë’’ do të mbahet kjo konferencë online e cila do të mbledhë së bashku aktorë social mbi çështjen e dhunës kibernetike ndaj grave dhe vajzave në Evropë; aktivistë dhe kërkues për çështjen në fjalë; vendimmarrës dhe të rinj; organizata lobuese për të drejtat e grave dhe viktima të kësaj dhune. Konferenca mund të aksesohet nëpërmjet webinarit që do të afishohet këto ditë dhe do të pasohet nga një diskutim në rrjetin social Twitter./k.m/

Burimi: European Women’s Lobby

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest