Dhuna në familje, gruaja rrëfen tekstet e mesazheve që merrte nga bashkëshorti abuziv

Burimi: Psychology todayBurimi: Psychology today

 

Të divorcuarit nga bashkëshorti abuziv është një prej vendimeve më të vështira për tu marrë, por për disa rrëfimi i historisë pasi ke kaluar traumën është akoma dhe më e vështirë. Një grua vendosi të thyente heshtjen duke treguar historinë e saj. Ajo tregon mesazhet që merrte përditë nga bashkëshorti i dhunshëm dhe aludimet e tij  për tradhti.

Gruaja tregon nëpërmjet fotove nga bisedat me mesazhe për ish-bashkëshortin e saj Adam i cili abuzonte fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht me të. ‘’Njerëzit në internet që do ti lexojnë këto tekste bisedash do ta shohin se cfarë traumash kaloja unë’’  flet viktima tre vite pas ndarjes. Postimi i saj u klikua më shumë se 600 .000 herë dhe ka marrë mbështetje nga komentues të ndryshëm në rrjetet sociale.

‘’Më pëlqeu ky artikull dhe të mbështes që e ndave me ne historinë tënde personale. Kjo është çmenduri dhe duhet parë nga të gjithë’’ shkruan një person në rrjetet sociale.

Një prej fotove të bisedave paraqitet më poshtë:

domestic-violence-story-krissykross-05

 

Dhunuesi: Më dërgo një foto ku ti nxjerr tre gishta për ta bërë të besueshme dhe ma dërgo TANI. Foton bëje diku që ta kuptoj se je në shtëpinë e mamasë tënde. Ke 5 minuta kohë.

Edhe pse viktima në fjalë shpëtoi nga torturat, vlerësohet nga Huffington post se së paku tre gra çdo ditë në SHBA vriten nga partnerët e tyre,  pra rreth 1.000 gra në vit.

Shpërndarja e historive personale janë esenciale për viktimat të cilat ndihen në udhëkryq dhe të pashpresa për të marrë asistencë. Ndërgjegjësimi mund të nisi duke ndarë këto histori me të gjithë në internet./k.m/

Burimi: Bored Panda

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest