UNI-FORM mbështet raportimin e krimeve me bazë homofobike dhe transfobike

Foto: TwitterFoto: Twitter

 

Në 28 shtator 2017 organizata LGL (National LGBT+ Rights) në Lituani së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të lançojnë një aplikacion në telefona celularë si edhe një website (UNI-FORM) në Parlamentin Europian në Bruksel që do të shërbejë si website raportues. Ky mekanizëm online për raportime mbi krime të urrejtjes më baza homofobike dhe transfobike mund të shkarkohet në AppleStore dhe do të jetë funksional në 9 shtete anëtare të BE: Portugali, Spanjë, Belgjikë, Maltë, Hunagri,Letoni, Estoni dhe Lituani. UNI-FORM është e vetmja platformë online e specializuar për krimet e urrejtjes të targetuara ndaj personave LGBTI ose personave të perceptuar si të tillë.

Ky mekanizëm online mund të përdoret nga viktimat, dëshmitarët dhe persona të tjerë që hasin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese. Këto raportime mbeten anonime dhe çdo raportim do të asistohet nga organziata lokale LGBT nga vjen raportimi dhe mund të trajtohet gjithashtu nga autoritet policore.

UNI-FORM është platforma e parë online që lidh organizata jo-qeveritare që punojnë për komunitetin LGBT me forcat policore në mënyrë që të punojnë së bashku për të stimuluar raportimin dhe trajtimin e krimeve të urrejtjes ndaj LGBTI.

‘’ Fenomeni negativ i krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI në Lituani është dhe mosraportimi i këtyre krimeve – viktima dhe dëshmitarë nuk i denoncojnë këto krime në autoritete për shak të skepticizmit dhe mungesës së besimit. Ne shpresojmë që nëpërmjet platformës UNI-FORM të shtyjmë komunitetin të flasi’’ shprehet një prej koordinatorëve të platformës, Tomas Vytautas Raskevičius.

Pse është i rëndësishëm?

Abuzimet, dhuna dhe intimidimi me bazë trans dhe homofobike përbën problem kudo në Evropë. Por informacioni për këtë dhunë ndaj personave LGBTI është shumë i limituar për shkak të mungesës së raportimeve. Unioni i Bashkimit Evropian për të drejtat fundamentale realizoi një sondazh për komunitetin LGBTI me rreth 93.079 pjesëmarrës ku doli në pah prej rezultateve:

  • 26% e personave LGBT janë sulmuar ose kërcënimi me dhunë në shtëpi apo kontekst tjetër;
  • Kjo shifër ishte 35% për personat trans;
  • Një e treta e atyre që nuk e raportonin krimin i frikësoheshin një reagimi homofobik dhe transfobik nga policia.

/k.m/

 

Burimi: National LGBT rights Organization

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest